A është kjo macja më elegante që keni parë? (FOTO-VIDEO)

Bagel, quhet macja e cila pothuajse gjatë tërë kohës mbanë syve dielli.

Kjo mace ka lindur pa qepalla dhe ka pasur disa herë probleme me sytë e tij, i cili edhe nuk mund të prodhojë lot, mirëpo krahas kësaj ajo ka një numër të madh të pëlqimeve nëpër rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Karen, 48 vjeçare, është pronarja e maces e cila i’a vë syzat sepse ka parë që po i’a lehtëson problemet me të pamurit. Ajo megjithatë i vë syze të cilat kohëve të fundit janë shumë në trend.

Karen, nga Los Angeles në Kaliforni, tha: “Bagel është i dashur, i butë, i qetë, maca më e mirë që kam parë ndonjëherë. Në rrugë më ndalin të gjithë dhe duan ta prekin dhe ta mbajnë në krahë”.

“Shpeshherë më ndalin për të më pyetur në lidhje me syzat e diellit, sepse kjo e bënë me të vërtetë një mace të veçantë.”

Karen e adoptoj Bagel, kur ajo kishte vetëm dy muaj, dhe qysh atëherë inkurajoj të tjerët të kenë kujdes për kafshët që kanë nevoja të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button