Osmani: Tenderët e ‘kurdisura’ korrupsioni me eklatant institucional

Institucionet kompetente ndërkombëtare kanë evidentuar fenomenin e korrupsionit në të gjitha vendet edhe ne ato te zhvilluara me një përjashtim qe në vendet e Ballkanit Përendimor, korrupsioni është institucional, pra atë e zhvillojnë përfaqësuesit e institucioneve dhe nuk ka institucione të pavarura juridike që e lufton korrupsionin. 

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Bret ka vlerësuar se korrupsioni nuk është vetëm problem moral, por paraqet edhe problem për një qeverisje efikase.

“Do të kemi qeverisje të mirë në rast njerëzit e vërtetë janë në vendin e duhur, në rast se procedurat ligjore ndiqen me rregull dhe mjetet financiare harxhohen me kujdes”, theksoi ambasadori i OSBE-së.

Portalb pyeti komunat shqiptare si ata e luftojnë këtë dukuri: Ja se çfarë thonë për korrupsionin në komuna, Mexhiti, Bejta dhe Arifi?

Edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian korrupsioni vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese, që duhet të luftohet në të ardhmen.

Ne ditën ndërkombëtare te luftës kundër korrupsionit duhet me kompetence te konstatojmë se një nga shkaqet e dështimit me serioz te procesit te tranzicionit ekonomik dhe politike është korrupsioni ne te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Profesori Universitar dhe kryetar i RDK-së, Rufi Osmani, në një hulumtim të tij për korrupsionin, nxjerë në sipërfaqe zhvillimin institucional të korrupsionit në Maqedoni.

“Korrupsioni me eklatant institucional është fenomeni kur nëpërmjet furnizimeve publike kurdisen kriteret në atë mënyrë qe paraprakisht dihet fituesi i cili është i lidhur me pushtetin dhe i cili në parim është shume me i shtrenjte se konkurrentët tjerë ne rastin e realizimit te investimeve te mëdha infrastrukturë dhe ne përgjithësi në realizmin e furnizimeve publike”, thotë për Portalb, kryetari i RDK-së, Rufi Osmani.

Osmani thotë se, pikërisht këtu qëndron thembra e Akilit se pse edhe në Maqedoni janë miratuar të gjitha ligjet për lufte të korrupsionit, ekzistojnë te gjitha institucionet juridike, por te gjitha ato janë nën diktatin absolut te qeverisë.

Rufi Osmani, thotë senëse analizohet korrupsioni me kritere reale do te konstatohet se korrupsioni tejkalon vlerën e dhjetëra miliona euro ne projekte individuale ndërsa humbja ne nivel te pasurisë kombëtare tejkalon shume e qindra miliona euro.

“Nëse analizoni bilancet e partive politike te dërguara ne komisionit e Antikorrupsionit që është një vegël e qeverise do konstatoni se partitë qeveritare kanë paraqitur shpenzime zgjedhore ne nivel qesharake aq sa ndoshta kanë harxhuar vetëm në një miting elektoral, ndërsa nëse do llogaritni shpenzimet  vetëm të marketingut politikë në një televizion nacional do të konstatoni se këto parti financohen me shuma miliona euro nga korrupsioni institucional”, thotë për Portalb, Osmani. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button