Protestuesit përpara “Sitelit”: Dil kryeshef ta shohim se kush gënjen

“Dil kryeshef të kërkosh falje”, “Është televizion apo bastore”, “Turp të keni”, “ Hajde të vëmë bast”, “Zbrit kryeshef ta shohim kush gënjen”, me këto thirrje turqit të cilët jetojnë në Maqedoni bashkë me bashkëqytetarët e nacionaliteteve të ndryshme, në protestë paqësore e kanë shprehur revoltin e tyre ndaj fjalëve fyese të kryeredaktorit të TV Sitel, Dragan Pavloviq Llatas, i cili mbrëmë, mysafirit të tij në edicionin informativ të lajmeve, Zoran Zaev, i tha “gënjen si turk”, njofton Portalb.

Protestuesit me fishkëllima dhe flamuj turk kanë reaguar ndaj intervistës së djeshme e cila nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, Këshillit Etik për Mediume dhe sferës mediatike është cilësuar si jo-etike dhe jo-profesionale.

TV Sitel, gjatë kohës së protestave, ka qenë nën sigurimin e policisë, ndërkaq protestuesit ndaj një veturës, që thonë se është i Llatasit, kanë vendosur flamuj të Turqisë.

dzip

Protestës përpara redaksisë së TV Sitelit, i ka paraprirë një protestë tjetër paqësor, i cili është mbajtur përpara Qeverisë, sepse sipas, demonstruesve, mu Qeveria e Maqedonisë është financuesi kryesor i këtyre sjelljeve mediatike.

tur(1)  tur2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button