Shkupi prezantoi përforcimet, erdhi edhe Nuredini nga Kroacia

Skuadra e Shkupit sot edhe zyrtarisht prezantoi trajnerin e ri dhe pesë përforcimet e reja, me të cilët shpresojnë se do të arrijnë qëllimin të cilin e kishin prezantuar qysh kur u futën në Ligën e Parë, mbetja në kategorinë e më të mirëve përmes fazës së play-off-it.

Kryetari i klubit Ejup Ademi tha se do vazhdojnë rrugën e nisur që skuadra të vazhdojë me progresin,

“Ne mendoj se kemi arritur të plotësojmë kërksat që i kishte parashtruar trajneri i ri Visar Ganiu. Besoj se skuadra do ta ketë më lehtë vazhdimin e kampionatit sa i përket lojtarvë që kemi sjellë, por duke mos harruar se edhe ekipet tjera nuk kanë ndenjur duarkryq”, ka thënë Ademi.

Trajneri i ri Visar Ganiu falënderoi punën e kryesisë e cila i plotësoi të gjitha kërkesat duke sjellë përforcime cilësore ne te tre repartet, mbrojtje, mesfushe dhe sulm. “Qysh në fillim e kemi thënë se mungesat kishim në pikët kyçe, mbrojtje, sulm dhe mesfushë. Ne nuk themi se kishim lojtarë të dobët, por tani kur është shtuar konkurrenca, sigurisht se secili do të jep më shumë nga vetja”, ka thënë mes tjerash Ganiu, i cili sot ka përfunduar me sukses dhe provimin për UEFA Pro licencë.

Tani më disa herë e kemi thënë se mbrojtja është përforcuar me Sedat Berishën, në mesfushë do të jetë turku me pasaportë franceze, Enes Akgun, ndërsa në sulm do të kemi dyshen Filip Petkovski, dhe Ivo Junior.

Sot Shkupi para mediave ka prezantuar dhe prurjen e fundit, bëhet fjalë për futbollistin me origjinë nga Gostivari, 20 vjeçari Muhamed Nuredini, i cili se fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Luçko nga Liga e Dyte kroate. Nuredini është mesfushorë defanziv, ndërsa ai është me shtetësi të dyfishtë, atë të Maqedonisë dhe Kroacisë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button