Nisin hetimet për rastin ‘’Carrefour’’

Policia Financiare e Maqedonisë ka nisur hetime ndaj dy kompanive të cilat qëndrojnë pas brendit ‘’Carrefour’’, në bazë të ‘’thashethemeve’’, respektivisht njoftimeve të mediumeve për borxhet milionëshe të këtij brendi ndaj ndërmarrjeve vendase, transmeton Telegrafi.

Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori Aleksandar Trgaçevski në një bisedë telefonike me TV Telma, i cili ka deklaruar se do të hetohen të gjitha firmat që kanë lidhje me marketin në fjalë.

Ndërkaq, konsulenti ekonomik Pavle Gacov thekson se shteti ka mekanizma me të cilat ka patur mundësi që më herët të reagoj, posaçërisht nëse meret parasysh fakti se kompania ka patur humbje mbi tre milionë Euro, vetëm brenda dy vjetësh.

Ndryshe, brendi ‘’Carrefour’’ është i pranishëm edhe në vendet tjera si Qipro, Bullgari dhe Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button