Këshilli për Etikë në Mediume: Sjellja e Llatasit ndaj Zaevit jo-etike

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), pas bisedës informative në emisionin e Tv Sitel në ora 19:00, shprehë shqetësim serioz për shkak të sjelljes jo-profesionale, të kryeredaktorit të televizionit në fjalë, Dragan Pavloviq Llatas, dhe keqtrajtimit të pahijshëm të mysafirit, Zoran Zaev, njofton Portalb.

“Shërbimi me fjalor diskriminues, poshtërues dhe qasja arrogante, por edhe diskreditimi i bashkëbiseduesit, do të thotë shkelje e etikës në informimin e publikut dhe keqpërdorimin e funksionit gazetar, redaktor dhe nikoqir në intervistën apo emisionin”, reagojnë nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë.

Nga KEMM, bëjnë thirrje për bashkëpunim nga editoriali i TV Sitelit, të cilët siç thonë ata, kanë përgjegjësi të plotë për atë se çfarë publikohet, duke u përmbajtur në standardet të etikës gazetareske.

Gjithashtu Këshilli për Etikë të Mediumeve të Maqedonisë, u bën thirrje gjithë qytetarëve që të reagojnë te Komisioni për Ankesë i Këshillit për Mediume, nëse shohin shembuj ku cenohet etika apo profesionaliteti i informimit mediatik.

Përndryshe, pjesëmarrja e Zoran Zaevit në televizionin privat pro-qeveritar “Sitel” te kryeredaktori, Dragan Pavloviq- Llatas ka rezultuar me sulme dhe kërcënime direkte ndaj kreut të LSDM-së dhe në tentim që të provokohet largimi nga studio.

Kishte shumë pak të dhëna të reja në interes të qytetarëve ndërsa më shumë përleshje me nivel të ulët profesional dhe gazetaresk.

“Gënjen si turk”, “Ti do të më tregosh”, “Më shikon në krevat”, “Le të vëjmë bast”, “Ti s’je burrë”, “Ti s’je shok që të më thuash kryeshef”, “Do të të padis”, “Për porshenë në oborr që vozitet Vice, do të marr xhip me kamerë”, ishin pjesë e përleshjeve të lira thuajse rrugaçe ku printe redaktori Latas.

Organizata joqeveritare “Ufuk”, ka reaguar ndaj fjalorit fyes të kryeredaktorit të Tv Sitelit, Dragan Pavlloviq Llatas, i cili gjatë edicionit të mbrëmshëm të lajmeve e pati mysafir liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, të cilit mes shume fyerjeve i tha edhe “gënjen si turk”, njofton Portalb.

“Fjalët që i dëgjuam përpara ekraneve ishin tronditëse, të papranueshme dhe shumë fyese. Pyesim publikisht prej ku Llatas e merr këtë përgjegjësi dhe trimëri. Kërkojmë që në kohë sa më të shpejtë, të kërkojë falje publike në “Sitel” dhe u bëjmë thirrje të gjithë turqve mendjelirë të Maqedonisë, ta bojkotojnë këtë televizion. Në këtë rast apelojmë deri te turqit e Maqedonisë të mos bien në nivelin e këtij mediumi kriminel”, thuhet në njoftimin e “Ufuk”.

Intervista ndezi rrjetat sociale, por derisa zgjaste, shkaktoi madje reagim në Twitter të euro- ambasadorit Aivo Orav, i cili i habitur pyet nëse kjo ishte informim i balancuar i mediumeve.

Balanced media reporting???

Ambasadori amerikan Xhes Bejli gjithashtu përmes Twitterit dërgoi mesazh të ngjashëm “Korrekte dhe e balancuar? Ju lutem. Mediumet e Maqedonisë munden më shumë se kjo”.

LEXO: Në duelin Zaev – Llatas pësoi gazetaria (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button