Opel Ampera-e vjen vitin e ardhshëm

Kompania e njohur automobilistike Opel ka njoftuar se do ta prezantojë një automobil të ri elektrik vitin e ardhshëm, të bazuar në Chevrolet Boltin.

Automobili u njoftua sot në një ngjarje të organizuar në Bochum të Gjermanisë.

Opeli thotë se modeli me pesë dyer Ampera-a do të ketë mundësi të kalojë më shumë distancë se të gjithë automobilat tjerë elektrikë. Modeli Chevrolet Bolt kalon deri në 200 milje me vetëm një mbushje.

“Automobilat elektrikë kanë potencialin për të luajtur një rol të madh kontribuues në mbrojtje të klimës dhe reduktimit të emetimit të gazrave. Ampera-e i ri do të hapë rrugën drejt mobilitetit elektrik duke thyer barrierat e çmimeve të larta dhe distancës së shkurtër në kilometra”, ka deklaruar Karl-Thomas Neumann, shefi i Opelit.

Akoma nuk dihet çmimi i Opelit të ri, por Chevrolet Bolti në amerikë kushton 37 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button