Meta: Sllovenia, vend mik dhe aleat i Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, së bashku me homologun slloven Milan Brglez, kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit.

Gjatë një konference të përbashkët, Meta u shpreh se Sllovenia është vend mik dhe aleat i Shqipërisë.

“Ramë dakord për shkëmbimin e eksperiencave në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian. Besoj se së bashku do të zgjidhim çështjet e dakordësuara në memorandumin e mirëkuptimit”, tha kryeparlamentari.

Ndërkohë, Milan Brglez u shpreh se Sllovenia ka mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Jam i kënaqur me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, në mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin. Ne si parlamentarë e kuptojmë se përtej këtyre reformave ka një përpjekje të madhe dhe vullnet politik. Shpresojmë që këto reforma do të ndihmojnë për anëtarësim të plotë në BE”, u shpreh Brglez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button