Viktima!

Kuptimin e fjalës viktimë në fjalorin e gjuhës shqipe e kemi kështu: Ai që pëson pa të drejtë një të keqe të madhe nga dikush. Ra viktimë e një komploti (e një kurthi), duke u nisur nga këto dy fjalë arrimë të analizojmë përgjigjen e gjithë proceseve të montuara, vërtetë është për të ardhur keq sepse jetojmë në kohëra  të vështira, ku e vërteta quhet e pavërtetë, i pafajshmi dënohet, i forti sundon, i dituri hesht,  e bardha është e zezë dhe  shqiptarët përsëri janë viktima dhe “fajtorë” për  gjithçka.

Unë si një i ri dua ta shprehi shqetësimin tim për gjithë ata që vërtet kanë  moral dhe dashuri për shqiptarët. Sot më shumë se kur duhet të jemi të bashkuar dhe të themi një zëri mjaft padrejtësive ndaj shqiptarëve, mjaft  rasteve të montuara.

E di se e kemi thënë, por ja që është koha ta themi ndryshe, duke dëshmuar se jemi vetëdijesuar dhe nuk lejojmë të jemi viktima edhe pse ato na kanë vështirësuar çdo rrugë,  na kanë humbur çdo vlerë, jemi të vrarë shpirtërisht, moralisht të lodhur e rraskapitur, jemi të përçarë, kemi humbur çdo shpresë,  nuk dimë nga të fillojmë, por e vërteta e gjithë kësaj gjendje ka një fajtorë, prandaj nuk duhet të dorëzohemi dhe të presim që fajtori të zgjidhë problemet tona, sepse edhe ashtu nuk  e shohim se po i intereson gjendja jonë.

Sot duhet të solidarizohemi me familjet shqiptare, të cilët janë viktima në këto procese të montuara, sepse edhe unë nesër mundet të jem në të njëjtën pozitë, andaj duhet punuar për zbardhjen e së vërtetës, sepse vetëm kështu të bashkuar mundet të tregojmë se jemi viktima dhe kërkojmë të dënohen fajtorët e vërtetë, ne edhe ashtu jemi në pritje të ditës tonë, aty ku dënojmë dhe shpërblejmë (me vota).

Vërtetë është një sfidë e madhe prandaj duhet të jemi  bashkë, të kërkojmë llogari për gjithë këto, sepse është mbushur kupa gjithçka është thënë e shikuar, e vërteta e kësaj gjendje është shumë  e qartë, tani ne jemi ato që vendosim të jemi viktima apo të pafajshëm dhe të lirë ashtu siç meritojmë. E mbyll me një thënie nga një njeri shumë i njohur M.X : “E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot”.

F.I – student i drejtësisë në Universitetin e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button