Sot përpara Qeverisë së Maqedonisë protestojnë turqit: Ne nuk gënjejmë

Turqit e Maqedonisë sot organizojnë protestë pas fyerjes së mbrëmshme nga ana e kryeredaktorit të Tv Sitel, Dragan Pavlloviq Llatas i cili i tha, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, “gënjen sikur turk”, njofton Portalb.

“Arroganca e Dragan Pavlloviq Llatas nuk ka fund, paniku dhe nervozi është e qartë dhe e tepërt. Gjatë emisionit ku prezantoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kryeredaktori Llatas më ofendoi mua dhe të gjithë përfaqësuesit e nacionalitetit turk, në bazë të ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje. U bëj thirrje të gjithë turqve mendjelirë që sot në ora 12 në protestë paqësore përpara Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ta shprehim revoltin tonë kundër fyerjes arrogante ndaj turqve, ndërkaq në ora 13 të shkojmë përpara televizionit Sitel, shkruan Portalb.

Protesta ka për qëllim të kërkojë:

  • Qeveria të distancohet nga komenti i Llatasit (pasi që ata janë financuesit më të mëdhenj të televizionit Sitel)
  • Të gjitha partitë turke të dalin nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në
  • Deputetët e parlamentit të Republikës së Maqedonisë të kërkojë përgjegjësi nga televizioni Sitel

Në të njëjtën protestë do të merremi vesh që të ngremë padi ndaj kryeredaktorit të lajmeve të Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, në bazë të ligjit për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje.

“Turqit nuk gënjejnë”, shkruhet në thirrjen publike e cila është përhapur në rrjetin social Facebook.

Organizata joqeveritare “Ufuk”, reagon ndaj fjalorit fyes të kryeredaktorit të Tv Sitelit, Dragan Pavlloviq Llatas, i cili gjatë edicionit të mbrëmshëm të lajmeve e pati mysafir liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, të cilit mes shume fyerjeve i tha edhe “gënjen si turk”, njofton Portalb.

“Fjalët që i dëgjuam përpara ekraneve ishin tronditëse, të papranueshme dhe shumë fyese. Pyesim publikisht prej ku Llatas e merr këtë përgjegjësi dhe trimëri. Kërkojmë që në kohë sa më të shpejtë, të kërkojë falje publike në “Sitel” dhe u bëjmë thirrje të gjithë turqve mendjelirë të Maqedonisë, ta bojkotojnë këtë televizion. Në këtë rast apelojmë deri te turqit e Maqedonisë të mos bien në nivelin e këtij mediumi kriminel”, thuhet në njoftimin e “Ufuk”.

Llatas ka kërkuar falje publike duke premtuar se më nuk do të përsëritet.

МОЈ ГАФ…СЕ ИЗВИНУВАМ НА СИТЕ ТУРЦИ

Posted by Gledy Network on 2016-02-10

Përndryshe, pjesëmarrja e Zoran Zaevit në televizionin privat pro-qeveritar “Sitel” te kryeredaktori, Dragan Pavloviq- Llatas ka rezultuar me sulme dhe kërcënime direkte ndaj kreut të LSDM-së dhe në tentim që të provokohet largimi nga studio.

Kishte shumë pak të dhëna të reja në interes të qytetarëve ndërsa më shumë përleshje me nivel të ulët profesional dhe gazetaresk.

Lajmi i vetëm i ri e që e njoftoi Zaev ishte se Prokurorisë speciale i ka dorëzuar gjithsej 1 milion e 50 mijë biseda të përgjuara.

“Gënjen si turk”, “Ti do të më tregosh”, “Më shikon në krevat”, “Le të vëjmë bast”, “Ti s’je burrë”, “Ti s’je shok që të më thuash kryeshef”, “Do të të padis”, “Për porshenë në oborr që vozitet Vice, do të marr xhip me kamerë”, ishin pjesë e përleshjeve të lira thuajse rrugaçe ku printe redaktori Latas, përcjellë Portalb.

Intervista ndezi rrjetat sociale, por derisa zgjaste, shkaktoi madje reagim në Twitter të euro- ambasadorit Aivo Orav, i cili i habitur pyet nëse kjo ishte informim i balancuar i mediumeve.

Balanced media reporting???

Ambasadori amerikan Xhes Bejli gjithashtu përmes Twitterit dërgoi mesazh të ngjashëm “Korrekte dhe e balancuar? Ju lutem. Mediumet e Maqedonisë munden më shumë se kjo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button