Liria moderne na sjelli individualizmin dhe pasigurinë!

Të gjithë jemi të entuziazmuar nga fjala liri, jetojmë dhe vdesim për të qenë të lirë. Pa dyshim e tërë historia moderne është e bazuar në luftërat për liri ekonomike, politike, dhe atë shpirtërore. Hapat e para që u vunë drejt moderniteti janë të stërmbushura në kryengritje për liri, ku dhe vdekja për liri kishte filluar të fiton një kuptim hyjnorë – vdekja kundër shtypjes është më mirë se sa të jetojmë pa liri.

Të qenurit i lirë ka fituar një kuptim relevant me atë të qenurit individual, ku edhe vetë individualizmi u be celulë e lirisë moderne. Mënyrën se si ne sot e kuptojmë individualizmin, pa dyshim që është krijuar brenda frymës kapitaliste; pasi që “individi” nuk ekzistonte më parë dhe personi konceptohej vetën me rolin e tij shoqëror. Ashtu edhe sikur historiani Georges Duby thotë se: “Në mesjetë njerëzit të cilët ecnin vetëm konsideroheshin si të çmendur. Në përjashtim të zvetënuarve dhe të çmendurve askush nuk mund ta merrte këtë guxim.” Individualizmi modern i cili e siguroi lirin individuale, në të njëjtën kohë bëri që njerëzit të jenë të vetmuar dhe të izoluar. Liria e individit modern manifestohet nëpërmjet vetëmjaftueshmërisë; të mos jesh i nevojshëm për ndihmën e askujt konsiderohet si meritë më e admirueshme.

Kapitalizmi modern duke e çliruar individin nga prangat e tij në të njëjtën kohë i ka dhënë fund edhe mundësisë së identifikimit me rolin e tij shoqëror; u krijuan kushte të reja ku gjithçka varej nga përpjekjet e tija personale, e jo nga siguria e prestigjit të tij tradicional. Në këtë mënyrë u lëkundën të gjitha themelet e jetës tradicionale – ku personi ishte ndjerë i sigurt. Personi humbi vendin e tij efikas që e kishte në një botë të mbyllur, prandaj, ai humbi edhe përgjegjësitë mbi kuptimin e rolit ë jetës së tij – filluan të shfaqen dyshimet mbi vetveten dhe qëllimet e jetës së tij.

Sot shohim se në kapitalizmin modern, aktiviteti ekonomik, suksesi, përfitimet materiale janë bërë qëllimi në vetvete. Punohet për përfitim, mirëpo përfitimi që merret nuk merret për t’u shpenzuar, por për t’u investuar si një kapital i ri. Puna është nevoja më e rëndësishme e njeriut modern edhe pse nuk ekziston një forcë që vjen nga jashtë që na detyron që të punojmë. Puna është e domosdoshme pasi që ajo nuk sjell vetëm përfitime ekonomike por edhe ato prestigjioze. Në shoqërinë moderne, të kesh një punë apo kapital është merita më e larte që mund ta ketë një individ. Ashtu siç edhe vetë Erich Fromm kishte theksuar për periudhën moderne që: “Në histori nuk njihet një periudhe tjetër ku njerëzit e lirë të kenë dhënë në mënyrë kaq të plot energjitë e tyre ndaj një qëllimi të vetëm: punë”. Sa më i pasigurt që ndihet personi aq më e madhe bëhet edhe nevoja për të pasur një pronë ose punë. Në qoftë se personi nuk ka një pronë ose e humbë atë, atij i mungon pjesa më e rëndësishme e qenies së tij. Në të njëjtën mënyrë shohim që edhe Hegeli pronën nuk e shihte vetëm si një mjet i plotësimit të nevojave, por në një nivel shumë më të thellë, si një shprehje e lirisë personale.

Papunësia strukturore nuk ka shkaktuar vetëm një frikë ndaj ekzistencës ekonomike, por ka lënë edhe shumë gjurmë pasigurinë në jetën psikologjike të shumë individëve. Në parim, papunësia strukturore ka cenuar lirin e individëve. Në ditën e sotme, të kesh një punë – nuk ka rëndësi se çfarë, duket që është gjëja më e vlefshme që mund të ketë një person në jetën e tij. Këtu qëndron zanafilla e humbjes së lirisë – aty ku qëndron edhe mizoria e periudhës kapitaliste. Aq e fuqishme është fika e humbjes së vendit të punës, sa që shtyen personin të heshtë përballë shumë padrejtësive ekonomike dhe ato politike. Në një shoqëri ku personi është i kërcënuar me papunësi dhe uri – pa dyshim që kuptimi i lirës së vërtet ka marr fund dhe personi ka filluar ta humbë identitetin e tij njerëzor.

Por sërish – a ekziston liria e vërtet? Megjithatë, pyetja që fillimisht duhet të pyetet është nëse mund të dimë se çfarë është e vërteta dhe a ekziston një e vërtet e vetme? Apo e vërteta është një çështje subjektive pothuajse një çështje shijeje.

Njeriu, u çlirua nga armiqtë e vjetër të lirisë, prapëseprapë, filloi të përballet me armiqtë të ri të lirisë të cilët shfaqen në natyrë tjetër. Njeriu është çliruar nga autoriteti i jashtëm që i thoshte çfarë duhej të bëjë e çfarë nuk duhej të bëjë. Mirëpo, tani veprimet e njeriut diktohen nga një autoritet i tejdukshëm, i cila në të njëjtën kohë e bënë të pamundshme luftën për liri të vërtet. Autoriteti i ri iluzionist, e izoloi dhe e burgosi individin në vetvete. Autoriteti iluzionistë të cilin mund ta paraqesim si opinioni publik dhe sensi i përbashkët – janë shumë të fuqishme për t’i barazuar sjelljet tona me pritshmëritë e të tjerëve dhe për shkak të frikës qe pason nga të qenurit ndryshe nga të tjerët. Lemeria e të qenurit ndryshe nga të tjerët, sërish e burgos dhe e izolon individin në vetvete. Ashtu sikur edhe Erich Formm thekson që vetmia fizike bëhet e patolerueshme vetëm në qoftë se nënkupton edhe vetmin morale. Vetmia morale është më e tmerrshmja! Në qoftë se individi nuk i përket diçkaje, në qoftë se jeta e tij nuk ka kuptim dhe orientim, ai do të dërmohet nga pakuptueshmëria e tij individuale. Prandaj, duket që liria e individit modern është identifikuar përbrenda opinionit publik. Më saktë, ne jemi ata që të tjerët dëshirojnë që ne të jemi.

Ne sot e jetojmë lirinë duke u individualizuar sepse ajo na është prezantuar si forma më e re e lirisë, por, në fakt nuk jemi te vetëdijshëm çfarë është duke ndodhur në realitet me lirin. Filozofi i mirënjohur Slovej Zizek do të thoshte që liria e vërtet është të shikosh, pyesësh dhe të kritikosh çdo supozim që na është dedikuar nga ideologjia hegjemone, duke përfshirë edhe vetë nocionin – liri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button