VMRO DPMNE heqin dorë nga funksionarët e përmendur në “bomba”?

Funksionarët e VMRO DPMNE-së të përmendur në “bombat” e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev nuk kanë mundësi të jenë në listat e deputetëve- janë komentet e njerëzve nga radhët politike në Manastir.

Zoran Ilioski, deputet aktual dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, të cilin e dëgjuam në një prej “bombave” për Manastirin, mohon se partia ka marrë vendim të tillë.

“Vendim partiak për këtë çështje s’ka. Këto janë biseda të kota se politikanët e përmendur në “bombat” kanë më pak mundësi të gjenden në listat e deputetëve” tha për “Meta” Ilioski.

Ai mohon që në parti të jetë biseduar për emra apo për atë se kush mund të mos gjendet në listën e deputetëve në njësinë e pestë zgjedhore.

“Sipas përvojës së deritanishme, listat mbyllen në ditën e dorëzimit, kështu që nuk dihet kush mund të jetë në to” tha Ilioski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button