Neziri: Dëshirohet ta përçajnë votën shqiptare

Një delegacion i BDI-së i përbërë nga shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, nënkryetarja Teuta Arifi, ministri i pushtetit lokal Lirim Shabani, zëvendësministri i transportit Nimetulla Alimi dhe funksionarë tjerë, vizituan Shtabin Komunal Karposh në Nerez të Shkupit.

“Shefi i shtabit qendror Bekim Neziri tha se të gjitha shtabet komunale janë hapur dhe të gjithë anëtarët e aktivistët e BDI-së punojnë për zgjedhjet e ardhshme. Prezenca juaj këtu, shtoi ai, tregon BDI në Nerez funksionon dhe ka strukturë që edhe në zgjedhjet e ardhshme ta përsërisë fitoren e madhe. Neziri tha se Maqedonia gjendet në krizë politike dhe kjo krizë duhet të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe këto zgjedhje janë të rëndësishme për shqiptarët sepse me çdo kusht dëshirohet përçarja e votës shqiptare”, njoftojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button