Debat i ashpër mes Zaevit dhe kryeredaktorit të “Sitelit” Llatas

Televizioni kombëtar ‘Sitel’ që njihet si një nga mediumet e fuqishme mbështetëse të partisë në pushtet, VMRO – DMPNE, pas shumë vitesh, e kishte Zoran Zaevin, liderin e opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev për ‘bombat’ thotë ‘Gjithçka që kemi pasur nga ‘bombat’ i kemi dhënë tek prokuroria publike. A doni të dini sa inçizime kam dorëzuar? 1.040.000 inçizime janë dorëzuar në prokurori.’ tha Zaev në pyetjen e gazetarit Dragan Pavlloviq-Llatas për ‘bombat’.

Gazetari Pavlloviq ja tregoi kryetarit të opozitës bizneset që Tv Sitel i ka gjetur nga hulumtimi i regjistrit qendror ku duken pasuri dhe kompani të udhëhequra nga njerëz me mbiemër Zaev.

Zoran Zaev tha se nuk do të padis Tv Sitel pasi sigurisht do të humb gjyqin pasi TV Sitel është i mbrojtur nga pushteti.

Zoran Zaev u pyet edhe për atë çka kanë punuar vëllaj, babai dhe familjarët.

Zoran Zaev ju drejtua gazetarit Pavlloviq me nofkën ‘Naçalniçe’ nofkë që del nga përgjimet.

Pavlloviq i drejtohet Zoran Zaevi-t ”Juve kryeministri Gruevski ju do si kryetar të opozitës pasi ju jeni i lehtë për t’u mundur.”

‘Unë jam i gatshëm të flas për krejt temat tuaja’ tha Zoran Zaev.

Pavlloviq i tha opozitarit Zaev se ju jeni në liri se kështu do Gruevski.

”Ku do të shkoni ju si gazetar pro-opozitar pas krimit që keni bërë” i tha opozitari Zaev.

Gazetari Pavlloviq ja tregon krejt telefonatat opozitarit Zaev lidhur me të implikuar në çështjen ‘Fabrika për Afera’

Zoran Zaev tha ‘Zoran Zaev është i pastër, dhe kështu gazetarësh ka vetëm në Maqedoni’

Pavlloviq e pyeti Zoran Zaev-in ‘Pse nuk e keni dëgjuar Branko Cërvenkovskin dhe pse nuk i keni publikuar ato telefonata’

Zoran Zaev i tha gazetarit ‘Nëse dikush do të shkoj në burg është Dragan Pavlloviq-Llatas”

Gazetari Pavlloviq ofendon komunitetin turk duke i thënë kryetarit të opozitës ‘gënjeni si turq’

Ndryshon toni i Zoran Zaev dhe Goran Pavlloviq-Llatas duke folur për gjyqësorin.

Gazetari Llatas ‘Kështu politikani vetëm në mars gjejmë’

Gazetari Llatas i tha kryetarit të opozitës se do ta padis duke i thënë me ironi ‘pasi dua një veturë xhip nga garazhi juaj’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button