Berisha: Rama po tmerrohet nga Reforma në Drejtësi

Sali Berisha shprehet se Edi Rama po tmerrohet nga Reforma në Drejtësi dhe se ai “sheh veten në ëndërr teksa del përpara gjykatësve për vilën e tij në Surrel”.

Ish-kryeministri thekson se ligji i miratuar me vulën e Ramës për Byronë e Hetimit e bën Ramën kryehetues dhe kryeprokuror të vendit.

Statusi i Sali Berishës

Rama heq masken, ai doli cullak per bllokimin e reformes ne drejtesi!

Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi.
Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat.

Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit.

Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature! sb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button