Turqia angazhohet: Do ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës në arsim dhe logjistikë

Turqia ka marrë përsipër të ndihmojë ushtrinë e Kosovës me armë, por edhe nga ana logjistike.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët turq, gjatë një takimi në Ankara me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Ministri i Mbrojtjes Ismet Yilmaz dhe Garda kombëtare i kanë ofruar një pritje protokollare të nivelit të lartë.

Ministri i FSK-së, Demolli pasi falënderoi ministrin e Turqisë për ndihmën që shteti  i tij në vazhdimësi  po jep për Kosovën e në veçanti për FSK-në, kërkoi nga ai që të vazhdojë përkrahjen në anëtarësimin në organizatat rajonale të sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes Yilmaz premtoi se Turqia do ta ndihmojë FSK-së edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet, qoftë me ngritjen profesionale të kuadrove përmes arsimimit dhe trajnimeve, qoftë përmes donacioneve.

Demolli, sipas njoftimit të dëguar, gjatë qëndrimit në Turqi pritet të takohet edhe me personalitete të tjera  të larta ushtarake si dhe do të vizitojë akademitë dhe shkollat ushtarake dhe kadetët e FSK-së, të cilët po studiojnë në Turqi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button