Basha: Gati ta votojmë Byronë, nëse s’është një truk

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se PD-ja është pro një misioni monotorues nga BE-ja për Reformën në Drejtësi që po kryen drejtësia dhe ka falenderuar partnerët amerikanë dhe europianë për mbështetjen. Ai tha se sapo ka mësuar nga mediat, vendimin e qeverisë për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilën, PD-ja është gati ta votojë nëse nuk rezulton një truk për të fituar kohë.

Po ashtu, Basha e vuri theksin tek Ligji i Dekriminalizimit dhe tha se kreu i Qeverisë është tashmë, subjekti kryesor i këtij ligji.

Basha tha: “Ne, PD-ja, jemi të përkushtuar të japim kontributin tonë dhe dua të falenderoj kontributin që po japin partnerët tanë europianë dhe amerikanë veçanërisht eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për reformën në drejtësi.

Ne mbështesim pa asnjë kusht, ngritjen e një misioni monitorues nga BE-ja për reformën në drejtësi.

Ne ndajmë të njejtën pikëpamje me miqtë tanë se ligji pa zbatim është mashtrim dhe hipokrizi, ndaj ne ndajmë me eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, shqetësimin për zvarritjen e dekriminalizimit dhe sfidën që i bën Rama duke fuqizuar individë të caktuar. Shqiptarët dhe miqtë tanë e dinë se Edi Rama, si strateg i krimit në politikë, e ka zbatuar nga e keqja ligjin.

Ai po bën gjithçka që t’i fusë nga dritarja, individët me rekorde kriminale që po i nxjerr ligji nga dera. Ai po mundohet t’i fuqizojë ata brenda PS-së me të njejtat detyra për të grabitur, blerë vota, terrorizuar njerëzit. Ngjarjet e fundit në Lezhë janë dëshmi e kësaj.

Aleanca e tij me krimin nga njera anë dhe dhënia e koncensioneve dhe tenderave, e kanë bërë Ramën subjektin nr. një të ligjit për dekriminalizimin.

Shqiptarët po ndërgjegjsohen çdo ditë se dekriminalizimi i vërtetë fillon nga koka. Ai është pengesa e vetme e reformës në drejtësi.

Kur Rama bashkë me Tahirin, premtuan Byrinë Kombëtare të Hetimit, ata kishin parashikuar kapjen e hetimit penal, mbylljen – jo hapjen e dosjeve të korrupsionit, mbrojtjen – jo luftën ndaj krimit dhe bandave me të cilin bashkëqeverisin.

Qëkurse ra poshtë ideja e çmendur për të futur nën sqetull, hetimin  penal, ata e zvarritën me muaj.

Sot, para se të futesha në këtë mbledhje, mediat njoftuan se Qeveria paska kaluar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Është e vërtetë se ne u dakortësuam me ndihmën e miqve tanë amerikanë sikurse është e vërtete se e mbajtën në sirtar për muaj. Nëse është drejtimi i Byrosë është siç parashikoi Venecia, ne i bashkojmë votat që nesër; nëse jo, ky është një truk për të fituar kohë.

Të njëjtën lojë është përpjekur të bëjë me Reformën në Drejtësi, që tenton ta kalolojë si një anije kontrabandë me flamurin e Venecias. Ai ka mundësi me vota që ta bllokojë, por me të ose pa të, reforma do të bëhet. Reformë e pranuar dhe konsensuale.

Ka filluar të çirret, sepse nuk e beson kush, nuk ka reforma reale. Shqipëria nuk ka pëmirësim në asnjë sektor, por vetëm përkeqësim. Në vitin e tretë janë lëshuar me propagandë dhe vjedhje. Vjedhje me tendera me fitues të paracaktuar. Propagandë për të mbuluar dështimet e bujshme. E ndërsa nuk e fshehin dot dështimin, ka mobilizuar miliona euro për reklama për t’i mbushur mendjen njerëzve se ka punë. Por tashmë, vetë qeveria është detyruar të përgënjeshtrojë propagandën e shpifur të Edi Ramës dhe ministrave të tij. Ekonomia është pasqyra më e vërtetë e këtij mashtrimi.

FMN-ja ka deklaruar e zezë mbi të bardhë se Shqipëria rezulton vendi i vetëm në rajon se ka rritje të papunësisë. Rritet varfëria, rritet papunësia, ulet ndihma ekonomia, bien investimet, fryhet kokoshi, derdhet propaganda.

Sipas BSH-së janë rritur me 8% transferimet e kompanive jashtë Shqipërisë. Ku ka reforma? Fluturon gomari për reformat! Borxhi publik ka vazhduar të rritet, 12% më i lartë se në vitin 2013. Nuk ka asnjë investim në vend. Pyetja legjitime është: Ku kanë shkuar këto para?”, – ngriti pyetjen Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button