Greqi: Vajza shqiptare tenton vetëvrasjen, e tallnin shokët e klasës

Një 15-vjeçare shqiptare në Trikalla të Greqisë ka tentuar që të vetëvritej, duke hipur në një depozitë uji që ishte disa metra e lartë. Nxënësja shqiptare kërcënoi se do të hidhej nga lartësia, gjë që alarmoi policinë greke.

Autoritetet nisën negociatat me adoleshenten shqiptare, për ta bindur që të zbriste. Pas disa minutash, policia arriti të bindte 15-vjeçaren që të zbriste dhe fatmirësisht gjithçka përfundoi pa probleme.

Sipas mediave greke, që kanë pasqyruar këtë lajm, nxënësja shqiptare ishte ngacmuar nga disa shokë të shkollës, ku ajo studionte.

Pas këtij incidenti me shkokët e klasës, 15-vjeçarja ishte në gjendje depresioni, çka e shtyu që të tentonte të vetëvritej.

Mediat e vendit fqinj, nuk japin detaje të sakta se çfarë kishte ndodhur mes 15-vjeçares shqiptare dhe shokëve të saj të klasës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button