Deklarata “bajate” të nxjerra nga konteksti

[Vizioni i LSDM-së për administratën: Ndërrime dhe përzënie nga puna]

Qëllimi i këtij teksit është të njolloset opozita dhe të futet frikë te populli, e posaçërisht në mesin e të punësuarve në administratë se nëse LSDM-ja vjen në pushtet, ata do t’i përzënë nga puna. Qëllimi përfundimtar i artikullit është t’i bindë lexuesit të mos votojnë për opozitën.

Визијата на СДСМ за администрацијата Смени и бркање од работа Press24Linku deri te artikulli origjinal: Vizioni i LSDM-së për administratën: Ndërrime dhe përzënie nga puna

Data dhe koha e publikimit: 31.01.2016 13:48

Data e recensionit: 03.02.2016

Recensues: Simona Atanasova

TEKST MANIPULUES DHE ME QËLLIM TË CAKTUAR

Теksti që është marrë nga një medie tjetër (kjo është theksuar, mirëpo nuk është vendosur linku), është plotësisht i njëanshëm dhe komentues. Me deklarata të cilat nuk janë transmetuar në tërësi, që janë nxjerrë nga konteksti dhe me qëndrime të njerëzve që nuk bëjnë pjesë në formacionin e parë të LSDM-së, është bërë tekst me të cilin në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzohet opozita se planifikon të përzë njerëz nga puna, në qoftë se e fiton pushtetin.

Deklarata e Zaevit “do të hamë njerëz të gjallë” që përdoret në artikull është thënë para pesë vitesh, gjegjësisht kur Zaevi nuk ishte lider i LSDM-së, por nënkryetar i partisë.

Në artikulë nuk është publikuar reagimi i Zaevit ku ai thotë se inçizimi është manipuluar dhe është montuar.

“Në tërësi i demantojë dhe i hedh poshtë sekuencat nga paraqitja ime në Vallandovë, për shkak se paraqesin nxjerrje flagrante nga konteksti. Me fshirjen dhe moslëshimin e fjalive para dhe pas sekuencave të publikuara të fjalëve nga paraqitja ime, absolutisht është manipuluar dhe është montuar një skenar që për qëllim të vetëm e ka krijimin e fotografisë së keqe për mua dhe partinë time.”

Poashtu, nuk është theksuar as deklarata e Zaevit, e dhënë në kongresin e 19-të të LSDM-së të mbajtur para dy muajsh, ku ai thotë se nëpunësit administrativë nuk do të përzihen nga puna, e atje ku ka punësime të tepërta, do të ketë riorganizim në bazë të analizave që do të bëhen. 

Si mbështetje për tezën që e promovon ky material me qëllim të caktuar, është përdorur edhe një deklaratë e profesorit Ljubomir Fërçkovski, i cili ka qenë ministër për punë të brendshme në disa qeveri të udhëhequra nga LSDM-ja, si dhe kandidat për krytear të shtetit nga LSDM-ja (2009 година). Mirëpo, për momentin ai nuk ka asnjë funksion në parti dhe deklarata e tij nuk mund të trajtohet si qëndrim i LSDM-së.

Edhe pse socialdemokratët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare kanë programin me titull “Vizioni për Maqedoninë“, e cila bazohet në pesë shtylla, megjithatë, në tekst qëllimisht thuhet se “Vizioni i LSDM-së”, në fakt, është që të përjashtohen nga puna të punësuarit në institucionet shtetërore. Poashtu, ky publikim pa argumente dhe dëshmi, bën vlerësim të kuadrove që LSDM-ja planifikon, gjoja, t’i përjashtojë nga puna, dhe të aytre që dëshiron t’i punësojë. Dhe me një perceptim të këtillë, të parër paraqiten si të aftë, ndërsa të dytët si luftëtarë partiakë.

Një produkt i qëndrueshëm gazetaresk nuk guxon të manipulojë me deklarata të vjetra dhe t’i nxjerrë nga konteksti në të cilin janë dhënë. E as që guxon të favorizojë një palë dhe ta spinojë të vërtetën në dobi të një opcioni të caktuar politik, në këtë rast – të atij në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button