Haga urdhëron Serbinë që t’i raportojë çdo dy javë

Serbia është urdhëruar që deri në arrestimin e tre anëtarëve të SRS, Vjerica Radet, Petra Jojic dhe Jova Ostojic, në çdo dy javë t’i ofrojë Tribunalit të Hagës raport të detajuar rreth aktiviteteve të përmbushjes së kësaj detyre, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Në fillim të seancës së sotme, e cila ishte e hapur për publikun, paneli tre anëtarësh ka konstatuar se Serbia më shumë se një vit nuk ka përmbushur urdhrin e Tribunalit për arrestimin dhe ekstradimin e tre radikalëve.

Edhe pse koordinatori i ekipit ligjor të Serbisë na Hagë, Sasha Obradoviq, ka kërkuar që të sqarojë se cilat janë hapat që Serbia i ka ndërmarrë që nga janari, gjykata ka refuzuar ta dëgjojë dhe ka konstatuar që Serbia “nuk ka bërë asgjë për t’i arrestuar”.

Kërkesa e Tribunalit të Hagës, Serbisë i është dërguar në janar të vitit 2015.

Në gjykim Obradoviq kishte mundësinë për të sqaruar hapat të cilat Serbia i ka ndërmarrë pas kërkesës së Tribunalit, ndërsa më pas trupi gjykues i ka dhënë udhëzime që deri në arrestime, në çdo dy javë t’i bashkangjesë raporte të detajuara për veprimet rreth kësaj çështjeje.

Një raport i tillë duhet të dorëzohet deri me datën 24 shkurt.

Obradoviq më pas e ka vënë re se Serbia nuk ka se çfarë të raportojë deri në momentin e arrestimit, dhe se nuk sheh mundësi për përgatitjen e raporteve të hollësishme.

Gjyqtari konkludoi se gjykata pas dy javësh pret raporte,  dhe se shpreson që deri në atë pikë nuk do të vijë puna, dhe se që të tre radikalët do të arrestohen dhe dorëzohen.

Deri më tani janë mbajtur dy seance për këtë çështje.

Sipas raporimeve të mediave, Qeveria e Serbisë në fillim kishte informuar Tribunalin se nuk kanë vepruar me urdhër të kësaj gjykate për shkak se nuk kishin marrë përgjigje në propozimin që rasti t’i kalojë gjyqësorit vendor.

Radikalët janë akuzuar për shpërfillje të gjykatës, për shkak të frikësimit, ryshfetit dhe ndikim të dëshmitarëve në rastin e Vojisllav Sheshelit.

Ata kanë përjashtuar mundësinë e dorëzimit vullnetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button