Aleppo, qyteti buzë greminës duke u përpjekur për të mbijetuar

Aleppo është një qytet kufitar buzë greminës, grantimet dhe përleshjet janë betejat e ditës, kujtesë kjo e pamëshirshme dhe e tmerrshme e luftës 5 vjecare civile në Siri.

Më parë këtë muaj regjimi i presidentit Bashar al- Assad, ndërpreu qasjen në rrugën kryesore nga Aleppo në kufirin turk nga ana e tij, duke penguar kështu çdo lëvizje nga ana e rebelëve që luftojnë qeverinë e tij por edhe të OJQ-ve të cilat janë duke u përpjekur për të sjellë furnizim popullatës së kërcënuar qytetit, transmeton Klan Kosova.

Sipas shifrave të fundit pothuajse 320 mijë njerëz ende jetojnë apo ekzistojnë në qytetin nën bombardime të vazhdueshme. Banorët janë duke vuajtur  në secilën mënyrë të jetesës. Ata janë të uritur, kanë mungesë të karburantit dhe për të dalur jasht është aq e rrezikshme edhe për aq kohë sa ata qëndrojnë.

Megjithatë korrespodent të CNN, kanë vëzhguar pjesë të kontrolluara nga Qeveria e Aleppo’s. Familjet bëjnë treg duke blerë fruta të freskëta, bukë e gjësende tjera dhe jo shumë larg vijës së frontit të luftës. Pavarësisht  nga skena relativisht e qetë shumë prej banorëve sirianë thanë për këtë medium se kanë frikë se cfarë po ndodhë me njërin prej qyteteve më të mëdha në vend, transmeton Klan Kosova.

Disa prej tyre thonë se kanë duruar 80% të vështirësive ndërkaq janë duke besuar se pjesa e mbetur prej 20% do të përdundojë së shpejti. Shumë prej banorëve thanë se kanë pranuar të gjitha kushtet vetëm për të mos lëshuar vendin tyre duke thënë se janë të palëkundur e gjithësesi duke besuar se pushteti do të jetë në anën e duhur.

Rusët dhe iranianët janë duke ndihmuar forcat e Assad-it, duke shkuar pas një koalicioni të rebelëve në pjesën lindore të qytetit.

Ndërkaq Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore së fundi u dëgjuan të dielën përderisa u goditën shumë fshatra të Aleppo’s, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button