Shehabi u përgjigjet akuzave të LR-PDSH: Ja pse jam milioner!

Përmes informacioneve pompoze, qëllimi është të arrihet efekti për mashtrimin e opinionit të gjerë me dezinformata të kulluara, reagon kështu Behixhudin Shehabi ndaj akuzave të Lëvizjes për reforma PDSH e cila dje përmes një komunikate fajësoi Shehabin për anashkalimin e projekteve kulturore shqiptare , transmeton Portalb.mk.

“Kultura shqiptare nuk dëmtohet, por çdo ditë e më tepër po afirmohet dhe po faktorizohet në Ministrinë e Kulturës. Rezultatet dhe të arriturat, përkundër vështirësive të ndryshme po e dëshmojnë këtë. Prej 1800 projekteve, gjithsej të miratuara për 2016-tën janë mbi 300 projekte shqiptare e jo 36, siç thuhet në komunikatën e tyre. Të gjithë të interesuarit mund të vijnë në ministri dhe drejtpërdrejt të vërtetohen me këto fakte, apo edhe ta shohin Programin vjetor për 2016” thotë Shehabi, transmeton Portalb.mk.

Ai më tej shprehet se “për komunikatën në fjalë dhe për të gjitha sulmet tjera që më bëhen ditëve të fundit se gjoja “sekretari shtetëror u bë milioner duke e dëmtuar kulturën shqiptare”, kam një përgjigje: Po, jam milioner, sepse miliona njerëz shprehin mirënjohje për angazhimin tonë. Admirimi i tyre ndaj punës tonë, neve na bën shumë të pasur. Puna dhe prezantimet tona, gjithnjë kanë një kredo etike dhe bazohen në gjenealogjinë tonë familjare dhe edukatën me vlera tradicionale që e posedojmë” thotë Behixhudin Shehabi i cili thekson së nuk do të ndalet me punë.

LEXO: LR-PDSH fajëson Shehabin për anashkalimin e projekteve kulturore shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button