Jolevski: Forcat Mjekësore Ballkanike, projekt i rëndësishëm për Maqedoninë

Projekti Forcat Mjekësore Ballkanike (Balkan Medical Task Force) paraqet projekt të rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për rajonin, deklaroi ministri i Mbrojtjes të Maqedonisë, Zoran Jolevski sipas të cilit kjo gjë bëhet në frymën e “mbrotjes së mençur”.

Jolevski bashkë me zëvendës shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Muhamed Racaj, në takimin e punës biseduan për statusin, planet, detyrat dhe obligimet e Forcave Mjekësore Ballkanike të cilat janë të përfshira në këtë projekt.

Njëri nga momentet më të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të projektit ishte nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare ratifikimi i së cilës pritet në vazhdim me çka projekti do të fillojë të zbatohet zyrtarisht.

Selia e Shtabit do të jetë në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nisma “Balkan Medical Task Force” (BMTF) është projekt i iniciuar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe SHBA-të, ndërsa vendet e kyçura janë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina (BeH), Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kapaciteteve mjekësore për punë në suaza të njësitit multinacional rajonal, përforcimi i kapaciteteve ushtarake-mjekësore të standardizuara dhe në nivel të lartë interoperues me OKB-në, NATO-në, BE-në dhe Partneritetin për Paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button