Shkup, hapet ekspozita “Ballkani – trashëgimia e përbashkët kulturore“

Në sallonin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në Shkup u hap të martën ekspozita e titulluar “Ballkani – trashëgimia kulturore e përbashkët“ me fotografi të Ivo Haxhimishevit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita është organizuar nga ambasada e Bullgarisë dhe Qendrës kulturo-informative të Republikës së Bullgarisë në Maqedoni.

“Në këtë kohë kur bota jonë është e preokupuar me konflikte, Ballkani mbetet një tërësi kulturore. Ne kemi nevojë për një dorë miqësore, për respektimin dhe kultivimin e diversitetit kulturor në mbarë botën, sepse, nëse ka diçka origjinale në historinë tonë, ato nuk janë betejat dhe fitoret, por është kulti që kemi ndaj arsimit”, deklaroi para të pranishmëve Svetlana Slavova, drejtore e Qendrës Kulturo-informative të Republikës së Bullgarisë në Maqedoni.

Fotografitë e ekspozuara të autorit Haxhimishev kanë për qëllim të promovojnë pasurinë historike dhe kulturore të Ballkanit për çka në vet ekspozitën u panë fotografi nga qyteti historik turk Efes, lokaliteti Porta e Lartë në Ohër, Rogozeni në Bullgari, Olimpia në Greqi dhe një sërë vendesh historike nga shtetet e Ballkanit.

Shkup, ekspozita "Ballkani – trashëgimia e përbashkët kulturore“
Shkup, ekspozita “Ballkani – trashëgimia e përbashkët kulturore“

Autori i ekspozitës, Ivo Haxhimishev në fjalimin e tij në hapje të evenimentit tha se projekti paraqet një shikim prej Bullgarisë kah bota dhe synon promovimin e pasurisë dhe trashëgimisë kulturore që ka ky rajon.

“Ky është një projekt i përbashkët. Unë krijova idenë këtë ide të çmendur, të orvatem ta bashkoj Ballkanin”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button