“Vlerësojmë lart punën që Turqia është duke bërë për refugjatët”

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek ka deklaruar se është për tu vlerësuar puna që Turqia po bën për refugjatët. Ai ka theksuar se Republika Çeke ka dëshirë të japë një ndihmë të prekshme në lidhje me këtë problem, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të një vizite dhe shikimit nga afër të situatës së problemit të refugjatëve, problem ky që është ulur prej kohësh në axhendën e BE-së, ministri çek në ditën e dytë të vizitës së tij në Izmir është takuar me kryetarin e Bashkisë së Izmirit, Aziz Kocaoğlu.

Zaoralek duke nënvizuar se në Republikën e Çekisë që nga fillimi i vitit kanë hyrë rreth 60 mijë refugjatë tha se: ”Vlerësojmë lart punën që Turqia është duke bërë për refugjatët. Edhe ne si shtet duam të japim një kontribut konkret për këtë problem pasi ne si vend anëtar i BE-së jemi pjesë e grantit prej 3 miliardë eurosh, të dhënë ndaj refugjatëve në Turqi”.

Zaoralek tha gjithashtu se vendi i tij mendon të akordojë edhe një fond prej 400 mijë dollarësh për sigurinë kufitare. ”Jemi këtu për të marrë mendimin tuaj se ky grant është më mirë të përdoret për sigurinë kufitare apo për refugjatët” është shprehur ai.

Zaoralek në fjalën e tij tha se ndodhet në Turqi edhe për të parë mundësitë e rritjes së shkëmbimeve tregtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button