Koreja e Veriut ekzekuton shefin e Shtabit të Përgjithshëm!

Koreja e Veriut ka ekzekutuar gjeneralin Ri Jong-gil, shefin e Shtabit të Përgjithshëm për akuzat e supozuara të korrupsionit.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke cituar burime anonime bëri të ditur se “Ri Jong-gil është ekzekutuar këtë muaj me akuzat se ai ka kryer përfitime personale”.

Këto pretendime janë konfirmuar pas zhdukjes së papritur të Jong-gil këtë muaj, pasi ai nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e lansimit të raketës të dielën. Përveç kësaj, gazeta shtetërore “Rondong Sinmun” shpalli se në vendin e tij është caktuar gjenerali Ri Myong-su.

Duke transmetur burimet anonime, Yonhap thekson se ekzekutimi i gjeneralit është i motivuar politikisht.

“Kjo tregon se Kin Jong-un është shumë i shqetësuar në lidhje me forcat e armatosura”, thekson Yonhap.

Nëse vërtetohet, ky do të jetë ekzekutimi i radhës i një sërë ekzekutimesh që nga ardhje e Kim Jong-un në pushtet në fund të vitit 2011, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-il.

Në mesin e “viktimave” të liderit të Koresë së Veriut ishte edhe daja i tij dhe ministri i Mbrojtjes për të cilin thuhej se e kishte kapluar gjumi në ceremoninë në një ngjarje të rëndësishme vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button