Sot shënohet dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit

Transparency Internacional Maqedoni bën thirrje qytetarëve dhe mediumeve të bashkohen në aktivitetet që organizohen me rastin e shënimit të 9 dhjetorit Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit.

Fushata me moton “Bashkohu edhe ti në luftën kundër korrupsionit-Vendos një linjë të kuqe” do të mbahet nga ora 11 deri 13 para Shtëpisë së Kulturës “Ilo Antevski -Smok” në Tetovë dhe në sheshin “Liria” në Shtip.

Qytetarët në këtë mënyrë do të kenë mundësi që të njoftohen me punën e  Transparency Internacional Maqedoni dhe do të bashkëpunojnë nëpërmjet “Qendrave për këshillim dhe ndihmë të parë” në Shkup, Tetovë dhe Shtip.

Lajme të ngjashme

Back to top button