Nikollovski: AUV u ka borxh 200 milionë denarë shoqërive të veterinerëve (VIDEO)

“Sot zbuluam edhe një skandal tjetër lidhur me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), e cila e vë në pikpyetje zbatimin e mbrojtjes shëndetësore të kafshëve”, informoi zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM-së, Lupço Nikolloski, njofton Portalb.

Sipas tij, AUV, shoqërive të veterinarëve u ka borxh reth 200 milionë denarë, dhe për këtë shkak edhe s’kanë mundur t’i vakcinojnë kafshët.

“Sa është kjo serioze, tregon roli i shoqërive të veterinarëve në vakcinimin e bagëtive të infektuara me sëmundjet si bruceloza, tërbim, antraks, tuberkuloza… të cilat mund ta prishin kopenë e fermerit dhe ta rezikojnë shëndetin e njerëzve”, tha Nikollovski.

Ai shtoi se gjendja financiare e shoqërive të veterinarëve është katastrofale,sipas tij, për këtë gjendje është përgjegjës pushteti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button