Të prita..e ti erdhe vonë..

Lexoja tregimin ngadalë, pa ndonjë interesim të veçantë, doja vetëm ta përfundoj, edhe pse nuk më tërhiqte më. Ishte nga ata tregimet ku, pak a shumë, çdo gjë e kupton që në fillim. Dhe kur më pak e pritsha, në tregim u paraqit një personazh i ri.

Hyri buzëqeshur, pafajshëm, si fëmija që të bën për vete me një shikim. Ashtu dhe ndodhi. E bukur dhe e re, sërish më ngjalli kërshërinë, lexoja dhe shijoja me ëndje çdo fjali.

Isha kureshtar të di se ç ‘parashihte shkrimtari për të. Si do ndikoje ajo tregimin dhe si do të përfundonte? A do ishte ky veçse edhe një tregim tjetër dashurie, apo diçka më shumë? Diçka më ndryshe? Parashikimet e mia nuk ishin ndjellamirë, megjithatë vazhdova të lexoj.
 
Papritur u hap dera, ndërpreva leximin, e ajo, e hareshme si gjithmonë më pyeti: “Lexon? A është tregim i bukur?”, “Po. I bukur. Tregim dashurie”, thash.
 
“E lexojmë bashkë?” më tha duke u ulur pranë dhe duke më përqafuar.
 
Ktheva kokën dhe pëshpërita:“Erdhe vonë. Jo që nuk të pritsha, por është vonë më. Ti erdhe në fund të tregimit.”

(Fragment 11)

Lajme të ngjashme

Back to top button