Hazardi shumë afër Real Madridit

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, raportohet se është afër të pajtohet për një kalim te Real Madridi gjatë verës.

Futbollisti belg, i cili sezonin e kaluar u shpall Lojtari i Vitit në Angli, këtë sezon është duke kaluar nëpër një formë të dobët, pasi deri më tani ka realizuar vetëm një gol.

Real Madridi dhe Chelsea janë në bisedime të avancuara për transferimin e Hazardit, i cili pritet të përfundojë në Madrid gjatë afatit kalimtarë të verës.

Mediat spanjolle raportojnë se “Mbretërit” kanë ofruar 20 milionë funte për belgun.

Pohohet se pronari i Chelseat, Roman Abramovich është prapa vendimit për ta shitur Hazardin shkaku i formës së tij të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button