Zaev: Në listën Zgjedhore ka mbi 100.000 votues fiktiv (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka deklaruar se partia opozitare nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit për shkak të Listës Zgjedhore të papastruar dhe rregullimit të mediave, njofton Portalb.

“E para është Lista Zgjedhore e cila nuk është e pastruar, aty gjenden votues të vdekur dhe votues të regjistruar nga dy herë, sipas informatave të cilat i ka opozita numri i votuesve fiktivë është mbi 100.000 që do të thotë rreth 12% e votuesve të përgjithshëm. Fituesin e zgjedhjeve mund ta vendosin disa përqindje të votuesve, për atë opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 24 prillit”, tha Zaev.

Sipas tij, për pastrimin e Listës Zgjedhore më së paku duhen 100 ditë, që do të thotë se zgjedhjet do të mbaheshin diku në verë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button