Horoskopi ditor, e shtunë 4 maj 2019

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë rivalitet te forte sot kështu qe duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin qe kane ne krah. Mos lejoni qe dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Beqaret do jen joshës dhe do bëjnë për vete shume persona. Me ne fund do e kenë ata ne dore te zgjedhin cilin preferojnë. Financat ka mundësi te stabilizohen shpejt.

Demi

Personat qe janë ne çift do ndihen paksa te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do kenë kohe te qëndrojë me ta. Mundohuni ta kuptoni sepse edhe juve një dite mund t’iu ndodhe diçka e tille. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nga ana tjetër shume te pavendosur. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me kujdes.

Binjaket

Jeta ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite. Mundohuni te flisni hapur me partnerin dhe te mos e humbisni për asnjë çast komunikimin. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë ta gjejnë personin qe kane ëndërruar. Mundësitë do jete te pafundme. Ne planin financiar duhet t’i rregulloni sa me shpejt problemet sepse me kalimin e kohës situata mund te përkeqësohet.

Gaforrja

Dite mjaft pasionante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do kujdeset qe ju te ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do takojnë një peron me te cilin shume shpejt do krijojnë një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Jupiteri do ua mbroje gjithë kohës te ardhurat. Nuk pritet asnjë problem ne këtë sektor, kështu qe mund te rrini te qete.

Luani

Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato qe do ju thotë partneri dhe do këmbëngulni qe te dale e juaja. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do mundohen t’iu bëjnë për vete. Për financat duhet te kujdeseni me tepër se kurrë. Vetëm ne këtë mënyrë situata do përmirësohet.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje mund te debatojnë për çështje parash gjate kësaj dite dhe ka rrezik te marrin vendime përfundimtare. Kujdes! Beqaret do lëvizin çdo gur qe te mundin për ta gjetur personin e përshtatshëm. Mundësitë do ekzistojnë sot. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur. Po e tepruat me shpenzimet do keni vështirësi me vone.

Peshorja

Me ne fund do e gjeni qetësinë dhe ngrohtësinë ju qe jeni ne një lidhje. Do kujdeseni me tepër për partnerin dhe do e surprizoni atë nga momenti ne moment. Beqaret edhe pse zakonisht janë tipa serioze, sot do e lënë veten te lire dhe do pranojnë çdo lloj ftese vetëm për te kaluar momente te veçanta. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm qe te mos keni probleme.

Akrepi

Pritet qe kjo dite te jete e mire për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni ne te ardhmen dhe do merrni vendime. Partneri do e respektoje mjaft mendimin tuaj. Beqaret do kenë vetëm dashuri platonike, asgjë me tepër sesa kaq. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime me sy mbyllur. Po u përkeqësua situata do jete e vështirë te stabilizohet.

Shigjetari

Ne jetën tuaj e çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe lëreni veten sa me te lire. Beqaret do kenë takime pa fund, por asnjeri prej personave nuk do ngjasoje me atë qe ata kane ne mendje. Prisni edhe pak për dashurinë e madhe. Financat do jene mjaft konfuze prandaj duhet pasur shume kujdes dhe maturi.

Bricjapi

Dite e mbushur me te papritura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te qëndroni me këmbë ne toke dhe te mos nxitoheni te merrni vendime te nxituara. Beqaret duhet te qëndrojnë vetëm dhe te reflektojnë për atë qe duan ne te vërtetë. Mos krijoni një lidhje sa për te kaluar radhën. Financat do kalojnë një faze delikate. Beni kujdes me shpenzimet.

Ujori

Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te shkoje me se miri, duhet t’i shtoni dozat e fantazisë. Provoni gjera te reja për ta larguar sa me pare rutinën “vrastare”. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah. Ne planin financiar duhet te dëgjoni këshillat e eksperteve nëse doni qe situata te stabilizohet.

Peshqit

Te dashuruarit do kalojnë një dite te mbushur me debate. Xhelozia do jete pika me e dobët e tyre. Beqaret do kenë vetëm mundësi për takime dhe aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Do ju duhet ende te presin për te gjetur personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do mund ta përmirësoni paksa situatën.

Lajme të ngjashme

Back to top button