Rusia përsëri sulmon civilët në Siri, 15 të vdekur

Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarak rusë në një vendbanim verilindor të qytetit sirian, Idlib, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 15 persona, ndërsa u plagosën 17 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Idlib, avionët luftarak të ushtrisë ruse kanë sulmuar në lagjet et-Tinije, Maret en-Numan, Tel Minis dhe Fitejr të qarkut Serak të qytetit Idlib që cilat janë nën kontrollin e opozitarëve.

Zyrtarët të cilët theksuan se nga bombardimet ruse kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 17 të tjerë, pohuan se ekipet e mbrojtjes civile në Tel Minis janë duke kërkuar nëse ka të vdekur dhe të plagosur nën rrënojat e shtëpive.

Nga ana tjetër një ndër aktivistët e mediave lokale në Maret en Numan, Firas Faham pretendoi se avionët luftarak rusë kanë bombarduar fshatrat ku ishin të strehuar sirianët të cilët kanë ikur nga sulmet ruse në Halep.

Faham i cili tregoi se mijëra sirianë duke ikur nga sulmet ruse ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve në Halep, kanë arritur në pjesët rurale në Idlibin verior, tha se: “Qytetarët të cilët ikën nga sulmet e avionëve rusë në Halep dhe u strehuan këtu përsëri janë të ekspozuar ndaj bombardimeve të avionëve rusë. Rusët edhe në Halep, por edhe në Idlib sulmojnë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve”.

Kujtojmë se Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator të vitit të kaluar njoftoi se në Siri ka filluar ndërhyrjen ajrore me qëllim të sulmeve ndaj bastioneve të organizatës terroriste DAESH.

Avionët rusë çdo ditë qëllojnë edhe vendbanime edhe bastione të opozitës së moderuar siriane që lufton kundër aleatit rus, regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button