Shkëndija ndali Vardarin me barazim (Video)

Shkëndija dhe Vardari në Shkup me barazim kanë mbyllur dhe zyrtarisht pjesën e zezonit vjeshtor. Këto dy skuadra edhe pse shumë larg njëra-tjetrës në renditjen tabelorë, kanë luajtur derbin e javës, për vetë faktin se janë dy ekipe rivale të vjetra.

Edhe pse Vardari sulmoi më shumë dhe pati më shumë se 5 raste të pastra për të shënuar, Shkëndija ishte edhe më afër fitores, po nëse do të kishte shënuar Nderim Nexhipi nga penaltia në fund të pjesës së parë.

Kështu që të dy ekipe, e shumë më tepër Shkëndija, I është gëzuar këtij barazimi edhe pse ende shumë larg lojës së dëshiruar e aq më larg ka mbetur edhe pozitës që do ti siguronte së paku edhe qetësinë nga rënia prej Ligës së Parë.

Në hije të këtij derbi në mesditë janë luajtur dhe ndeshjet tjera të xhiros së 19-të, ku Renova I është kthyer fitores, duke e mundur Bregallnicën me rezultat 3:1, me golashënues Samir Fetai, Elmedin Rexhepi dhe  nga penaltia shënoi Agron Memedi. Edhe pse të parët në avantazh kaluan mysafirët, kjo nuk prishi moralin e ekipit të Renovës, por luajti një lojë solide duke marrë tri pikë shumë me vlerë. Gostivari po vazhdon të radhitë disfatat, kësaj radhe ka qenë Makedonija Gj.P që I dha një disfatë të thellë me 4:0 dhe si duket tani më Gostivari është në prag të dështimit në debutimin e saj të parë në Ligën e Parë.
Në ndeshjet tjera Horizont Turnova ka mundur shumë lehtë Rabotniçkin me rezultat 3:0, Pelisteri mundu Napredokun me 4:0, Euromilku e Metalugu kanë barazuar 0:0. Tabelës I prijnë Turnova, Vardari dhe Pelisteri me nga 34 pikë, ndërsa Renpova është e 6-ta me 27 pikë, Shkëndija me një pikë të fituar sot ngjitet në pozitën e 8-të me 23 pikë, e ngujuar në fund me 12 pikë është Gostivari. Sezoni pranveror fillon me 2 mars të vitit 2014. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button