Stoltenberg: Sulmet e Rusisë po thellojnë krizën siriane

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se sulmet e Rusisë në Siri po minojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj krizës dhe po e thellojnë më tej atë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg, duke vënë në dukje se në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që do të mbahet ditën e nesërme do të diskutojnë çështjen e Sirisë, u shpreh se koalicioni në luftën kundër DAESH-it mund të rrisë kapacitetet.

Ndër të tjera ai duke theksuar se NATO me qëllim për ti dhënë fund vuajtjeve në Siri mbështet të gjitha përpjekjet e treguara për të nisur një tranzicion politik dhe për të arritur një armëpushim tha se: “Sulmet ajrore të Rusisë të cilat në të shumtën e rasteve kanë në objektiv opozitarët minojnë këto përpjekje dhe dhjetëra mijëra persona si pasojë janë dëbuar drejt Turqisë. Krizën aktuale që është e përkeqësuar e bën edhe më të pashpresë dhe e përkeqëson akoma edhe më shumë. Aktivitetet ajrore në rritje të Rusisë në Siri, në të njëjtën kohë shkaktojnë edhe shkelje të hapësirës ajrore të NATO-s. Grumbullimet në masë të madhe ushtarake të Rusisë në Siri dhe në Mesdheun Lindorë ndryshojnë balancën strategjike dhe shkaktojnë tensione në rajon. Për këtë më shumë se kurrë seriozisht është e nevojshme ulje e tensioneve dhe një zgjidhje politike emergjente”.

Gjithashtu Stoltenberg u shpreh se sulmet ajrore të Rusisë në Siri janë një burim i madh shqetësimi për aleancën. Ai duke vënë në dukje se “për këtë arsye për vite me rradhë ne jemi dëshmitarë të vuajtjeve, masakrave dhe dhunës së tmerrshme në Siri”, ka pohuar se në vendimin e marrë në muajin dhjetor nga KS i OKB-së parashikohet ndalimi i sulmeve ajrore të cilat shkaktojnë vdekjen e civilëve.

Ndërsa pyetjes në lidhje me një mbështetje të mundshme të Turqisë, vend anëtar i NATO-s dhe për deklaratat e Arabisë Saudite dhe disa vendeve të tjera të rajonit se mund të dërgojnë ushtarë në Siri për të luftuar me DAESH-in, Stoltenberg iu përgjigj: “Si NATO dhe Koalicion ajo që duhet të bëjmë besoj se është të ndërtojmë kapacitetet lokale që të luftojnë me DAESH-in dhe terroristët që të sigurohet stabiliteti, të trajnojmë forcat dhe ushtarët lokalë dhe të mbështesim qeveritë e rajonit. Unë mendoj se kjo është një zgjidhje më e mirë afatgjatë se transferimi i ushtarëve nga jashtë”.

Duke nënvizuar mbështetjen e NATO-s ndaj Turqisë Stoltenberg ka rikujtuar se me një vendim të marrë në muajin dhjetor ata kanë forcuar kapacitetin e mbrojtjes ajrore të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button