Raporti: Aeroporti i Prishtinës, më i pëlqyeri i udhëtarëve në Europë

Këshilli Ndërkombëtar për Aeroporte ka realizuar një studim, sipas të cilit, aeroporti “Adem Jashari” në Kosovë radhitet si aeroporti më i pëlqyer nga udhëtarët në Evropë, në pothuajse të gjitha kategoritë, në të cilat është nominuar.

Me një kënaqshmëri të udhëtarëve prej 98 përqindësh në total, Aeroporti i Prishtinës ka lënë pas shumë aeroporte të rajonit dhe Evropës. Aeroporti ka tejkaluar parashikimet dhe ka arritur që të vlerësohet pozitivisht nga pothuajse të gjithë udhëtarët e anketuar nga ACI-ja.

Këshilli Ndërkombëtar për Aeroporte (ACI) është themeluar në vitin 1991 dhe është i njohur si përfaqësues i interesave të aeroporteve në organizata dhe qeveri të ndryshme.

Aeroporti “Adem Jashari” së fundmi ishte vlerësuar nga udhëtarët edhe në World Travel Awards 2015, duke u votuar si aeroporti i dytë lider në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button