8 të vdekur nga autobomba në Damask, Turqia: presim 700 mijë refugjatë sirianë

Të paktën 8 persona kanë ndërruar jetë gjatë shpërthimit të një autobombe në një garazh, bën me dije policia e Damaskut. Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, tre nga viktimat kanë qenë agjentë të policisë, ndërsa të plagosurit janë rreth 20.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror sirian, i cili bën me dije për një shpërthim në një garazh në pazarin e Masaken Barzeh, në veri të kryeqytetit. Fillimisht bëhej fjalë vetë për 3 viktima dhe 14 të plagosur, sipas burimeve të ministrisë së Brendshme.

NATO do ta marrë seriozisht dhe do të vlerësojë të gjitha mundësitë për të bërë më të mirën, në menaxhimin e krizës së migrantëve, e cila do t’i prezantohet Turqisë, me mbështetjen e Gjermanisë, në ministerialin e mbrojtjes së programuar ditën e nesërme në Bruksel.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili specifikon se ka folur me ministrin turk të mbrojtjes, duke e informuar për trajtimin e çështjes ditën e nesërme. Stoltenberg ka shtuar se ministria e Mbrojtjes gjermane, nga ana e saj e ka informuar për takimet e Kancelares Angela Merkel në Ankara. “Presim të kemi detaje nga këto takime dhe do të përballemi me argumente për çështjen që na shqetëson kaq shumë”,- shton Stoltenberg.

Rreth 70 mijë refugjatë sirianë do të arrijnë në kufirin turk, nëse fusha ushtarake në territoret e kontrolluara nga opozita në veri-perëndim do të vijojë me këtë intensitet. Kështu ka deklaruar kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke shtuar se Ankaraja nuk d t’ju mbyllë dyert refugjatëve. Gjatë ditëve të shkuara Turqia mbylli kufijtë me Sirinë, ndërsa mijëra persona ia mbathën nga veri-perëndimi për shkak të fushatës së rëndë ushtarake të regjimit dhe të Rusisë, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button