Tom Doshi s`merr as 1 lekë, Spartak Braho i pafajshëm

Deputeti i LSI-së, njëherësh kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, pas padisë së deputetit Tom Doshi, që e akuzoi për shpifje.

Pas vendimit të marrë sot nga trupi gjykues që e çliroi Brahon nga akuzat, deputeti i përjashtuar nga PS-ja, Doshi, nuk merr dot as edhe atë që simbolikisht kërkoi nga gjykata, dëmpshërblimin 1 lek.

“Deputeti Spartak Braho të dënohet për shpifje dhe të më dëmshpërblejë me 1 lek”, tha Tom Doshi ditën kur u lexuan konkluzionet në Gjykatë për çështjen mes tyre.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Spartak Braho kërkoi nga Gjykata që çështja në ngarkim të tij të mbyllet dhe ai të shpallet i pafajshëm.

Tom Doshi ka ngritur padi ndaj Spartak Brahos për çështjen tjetër, atë të atentatit ndaj Doshit. Ky i fundit ishte thirrur të dëshmonte në Komisionin e Sigurisë për çështjen në fjalë vitin që shkoi por nuk u paraqit, duke dorëzuar një raport mjekësor, transmeton Panorama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button