Fshehtësitë e femrave vitale, zbuloni çfarë bëjnë

Mos hani tepër, bëhuni nazeli, mos e privoni veten nga të gjitha kënaqësitë, flini mjaftueshëm, ushtroni sa herë që mundeni, hani ushqime të freskëta, mos u frikësoni nga peshorja…

Mos hani tepër
Femrat vitale natyrale e dëgjojnë trupin e tyre. Ato hanë në përputhje me trupin e tyre. Respektojeni trupin tuaj dhe dëgjoni sinjalet e tij. Kur ndieni që keni ngrënë mjaftueshëm, ndaluni dhe lejojeni trurin që të sinjalizojë që keni ngrënë mjaft dhe jeni ngopur. Ndaleni ngrënien kur ndieni që niveli i ngopjes është 5 në vlerësimin prej 1 deri 10. Derisa truri juaj e pranon sinjalin që trupi juaj është ngopur, do të kalojnë rreth 15 minuta prej se keni ngrënë. Nëse atëherë e vëreni që nuk jeni të ngopur, hani edhe pak, por mos e teproni.

Bëhuni nazeli
Kjo është karakteristikë e pothuajse të gjitha femrave vitale. Ato zgjedhin çfarë vendosin në pjatë, nuk hanë diçka vetëm pse e kanë para vetes. Nëse nuk u pëlqen diçka, ato as nuk do ta hanë atë gjë. Trupi juaj e meriton ushqimin që e doni. Zgjidhni ushqimin e shëndetshëm dhe me vlera ushqyese, ndërsa harrojeni ushqimin që do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur vetëm për momentin.

Mos e privoni veten nga të gjitha kënaqësitë
Shumë femra e teprojnë në praktikën e ushqyerjes së shëndetshme. Kjo është për lëvdatë, por mund të vijë deri tek dëshira e tepruar për disa lloje të ushqimeve, siç është çokollata. Femrat vitale nuk mendojnë në këtë mënyrë. Ato hanë çfarëdo që dëshirojnë, por kanë kujdes me sasinë. Sekreti është tek masa. Hani një copë pice, dhe jo tri. Hani një rend çokollate dhe jo tërë çokollatën. Të gjitha këto janë të shëndetshme dhe i nevojiten trupit tuaj, posaçërisht trurit. Nëse vazhdimisht e privoni veten nga ushqimi që ju pëlqen, nuk do të jeni të lumtur, dhe do të vijë edhe deri tek dëshira e tepruar për këtë ushqim.

Flini mjaftueshëm
Shkencëtarët kanë dëshmuar që mungesa e gjumit nxit apetitin dhe ngadalëson metabolizmin, dhe krejt kjo mund të shtojë disa kilogramë të tepërt. Ekspertët theksojnë që femrave mesatarisht u nevojiten 7,5 orë gjumë. Fikni të gjitha pajisjet elektronike, shmangni alkoolin disa orë para se të shkoni për të fjetur dhe mos hani ushqime kalorike dhe që treten vështirë.

Ushtroni sa herë që mundeni
Ushtrimet e rregullta trupore ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit, ndërsa hulumtimet e kryera së fundi tregojnë që është mirë edhe nëse vetëm fare pak e ngrini nivelin e aktivitetit. Ta zëmë, shkoni shkallëve sa herë që keni mundësi. Ecni në vend se të shfrytëzoni automobilin. Të gjitha këto do të djegin rreth 300 kalori shtesë në ditë, dhe atë pa asnjë pikë djerse.

Mos i ushqeni ndjenjat
Femrat vitale nuk e largojnë stresin me ushqim. Ato ushtrojnë ose shoqërohen me mikesha, dhe nuk jepen pas ëmbëlsirave. Shkencëtarët kanë konstatuar që personat të cilët dinë të kontrollojnë dhe të zotërojnë anksiozitetin dhe stresin kanë përqindje më të ulët të yndyrave apo dhjamit në trup. Pse? Hormoni i stresit nxit trupin të ushqejë yndyrat, dhe atë më së shumti në pjesët e stomakut, në vend se t’i djegë ato.

Hani ushqime të freskëta
Personat që kontrollojnë lehtë peshën e tyre trupore hanë sa më shumë ushqime të freskëta. Mos i përpunoni termikisht të gjitha perimet. Disa lloje mund t’i hani si sallatë, vetëm i pasuroni me mëlmesa të shëndetshme. Po ashtu, kur ndieni dëshirën për të grimcuar, çapitur diçka, hani pak pemë ose perime. Janë të pasura me fije, do të plotësojnë nevojën tuaj për ushqim dhe do t’ju mbajnë të ngopur gjatë.

Hani kafjall
Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës. Femrat të cilat kapërcejnë kafjallin ekspozohen ndaj rrezikut më të madh që të hanë më tepër gjatë ditës. Një hulumtim ka treguar që personat të cilët hanë kafjall, gjatë drekës hanë madje 17 për qind më pak, transmeton Koha.net. Kurse një hulumtim tjetër ka treguar që ato që hanë kafjall kanë madje 4 herë më pak probabilitet që të bëhen të trasha apo obese. Për kafjall edhe mund ta teproni pakëz.
Hani drithëra të plota, vezë, pemë, perime dhe madje edhe diçka të ëmbël. Një hulumtim ka treguar që pak ëmbël për kafjall zvogëlon dukshëm dëshirën për të ngrënë ëmbël gjatë ditës.

Mos u frikësoni nga peshorja
Një hulumtim i kryer së fundi ka treguar që matja e rregullt e peshës ndihmon tek ruajtja e peshës së shëndetshme. Sepse, duke u matur rregullisht do të vëreni me kohë grumbullimin e kilogramëve të tepërt dhe do të mund të ndryshoni diçka me kohë. Mos u obsesiononi me kilogramët! Disa kilogramë më shumë nuk do t’i bëjnë keq shëndetit tuaj. Qëndroni në peshore një herë në javë në orët e mëngjesit, dhe atë para kafjallit. Mos u obsesiononi me kilogramët Femrat vitale natyrale vitalitetin nuk e përjetojnë si diçka pa të cilin nuk mund të jetojnë ose si diçka pa të cilin nuk mund të jenë të lumtura. Ndonjë kilogram më shumë nuk ju pengon që të jeni të lumtura, në lidhje kualitative dhe që të kryeni si duhet obligimet tuaja. Suksesi varet nga qëndrimi juaj. Miqtë dhe shoqëria e mirë, puna e kënaqshme dhe lidhja kualitative janë gjëra që do t’ju bëjnë vërtet të lumtura dhe të gëzuara, dhe jo pesha trupore ideale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button