Ndihmohen familjet shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri

Familjet e dëmtuara,  pas rënies së zjarrit në shtëpitë e tyre në Fushë Topanë, do të vendosen në pushimoren në Lubanci. Ata do të marrin ndihmë në para, ushqime dhe paketa higjienike.

Ministri për Punë dhe Politik Sociale, pas vizitës që u bëri familjeve, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri, theksoi se ministria do të ndihmojë në kuadër të mundësive të veta.

“Familjet do të vendosen në pushimoren në Lubanci. Do të ndihmojmë edhe me para në kuadër të kompetencave tona. Do të japim përkrahje maksimale, që këtyre njerëzve sa ma shpejtë t’u sigurohen mjete për rikonstruimin e shtëpive të tyre”, tha ministri  Spasov.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, tha se do të ndihmojë me 1.5 milion denarë. Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, theksoi se ka dhënë 30 pako me ushqim dhe me produkte higjienike, për të kënaqur nevojat e 100 njerëzve.

Lajme të ngjashme

Back to top button