Vdekja e Tamarës së vogël, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Todorov

Protesta paqësore në nder të Tamarës së vogël është mbajtur sot para Prokurorisë Publike në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Zhaklina Dimovska, nëna e 9 vjeçares Tamara, tha se i vjen keq që edhe pas një viti nga vdekja e vajzës së saj, autorët e krimit nuk janë të njohur ende. Ajo e përlotur tha se edhe pse Prokuroria publike përpiqet të fshehë fajtorët kryesorë, publiku e di se fajtori kryesor është ministri Todorov.20160209_2_14186163_5304004_Web

“Një vit ka qenë mjaft që të bëni diçka. Është e vërtetë se ka shumë të dyshuar, por njeriun e parë e harroni. Pse e largoni nga rasti atë që urdhëronte të gjithë. Pse Todorov ende është i ulur në atë karrige dhe pse nuk iu ndihmon fëmijëve të cilët janë ardhmëria jonë”, tha nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska.

Në protestë mori pjesë edhe një prind i cili gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga shteti për të trajtuar vajzën e tij 11 vjeçare e cila për fat të keq ka të njëjtën sëmundje si Tamara. Fadulla Saliu tha se edhe pse ai dy herë deri më tani ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij Hanita, u refuzua me arsyetimin se është lindur me të meta.

“Rasti i Hanitës është i njëjtë me atë të Tamarës. Ajo ka një shtrëmbërim të shtyllës kurrizore dhe në qoftë se këtë vit nuk do të marrë ndihmë, karroca nuk është larg saj. Deri më tani katër herë kemi qenë në Ankara dhe çdo gjë është paguar nga ne. Nuk kemi më fuqi. Operacioni, aq sa e di unë kushton 20 mijë euro. Ne kemi dërguar kërkesa tek fondi, por dy herë na refuzuan”, tha Saliu.

20160209_2_14186163_5304006_WebNë ndërkohë, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, ka reaguar ndaj rastit në fjalë dhe kanë njoftuar se deri më tani nuk ka pasur të paraqitur kërkesë për mjekim jashtë vendit dhe për atë është caktuar termin për kontrollë në Klinikën Universitare për oropedi për të premten, ku mjekët do ta japing mendimin e tyre profeional. Nëse do të ketë kërkesë që të sherohet jashtë vendt, FSPI do të sjellë vendim.

Në protestë morën pjesë edhe aktivistë të cilët pyetën përse Prokuroria publike për herë të parë doli me njoftim në lidhje me rastin, pasi ishte paralajmëruar protesta publike, pikërisht në përvjetorin e vdekjes së Tamarës.

“Tamara ju takonte të gjithëve me buzëqeshje. Tamara kërkoi me buzëqeshje nga Ministria e Shëndetësisë të marrë 30 mijë euro që të operohet. Paratë i mori dy ditë pas vdekjes”, tha aktivisti Ognen Janeski.

Një vit pas vdekjes së Tamarës së vogël, Prokuroria Publike akoma nuk ka ngritur asnjë padi penale ndaj atyre që janë përgjegjës për vdekjen e saj. Nëntë vjeçarja Tamara Dimovska vuante nga skolioza, por si shkak i vdekjes së saj nga Mjekësia Ligjore u potencua bronchopneumonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button