Prilep, vëllai “jetoi” një vit me motrën e vdekur

Një trup i dekompozuar është gjetur mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Lameski 1″ në Prilep.

Sipas Prokurores Marijana Ilieska, bëhet fjalë për 49-vjeçaren Milka Naumovska nga Prilepi.

Fqinjët kishin ndier erën e keqe dhe kishin njoftuar thirrur policinë.

Sipas të dhënave të policisë, trupi kishte qëndruar atje prej një viti dhe ka “jetuar” me vëllain, i cili mendohet se ka probleme mendore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik kompetent nga Prokuroria themelore publike – Prilep së bashku me ekipin nga Ministria e Punëve të Brendshme. Trupi i të vdekurës është dorëzuar për obduksion. Prokuroria i ndërmerr të gjitha veprimet e domosdoshme për ndriçimin e shkaqeve të vdekjes dhe përse ngjarja nuk është paraqitur me kohë.

“Prokurori publik e ka dëgjuar vëllaun e viktimës. hetimi vazhdon në drejtim të konstatimit të fakteve”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button