Alarm për bombë në një qëndër tregtare në Tiranë

Një pako e dyshimtë e lënë në një qendër tregtare, në vendin e quajtur “Komuna e Parisit”, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ka alarmuar policinë.

Pas një telefonate nga banorët Policia Shqiptare ka ndërmarrë masa të larta sigurie në vendin e ngjarjes duke thirrur në vend edhe një ekip të xhenios.

Rruga në vendin ku ndodhet qendra tregtare është bllokuar, ndërkohë policia ka evakuuar personat të cilit ishin në qendrën tregtare, banorët që banojnë lart saj si dhe nuk ka lejuar këmbësorët të kalojnë në afërsi të vendit.

Policia akoma nuk ka ende një version zyrtar të ngjarjes, ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur edhe zyrtarë të lartë të policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button