Komuna e Tetovës i dënon dy persona për djegien e materialeve në qiell të hapur

Pas denoncimeve nga ana e qytetarëve në SOS linjën telefonike 0800 44 053 të Inspektoratit të Komunës së Tetovës më datë 01.02.2016 në ora 16.45, lidhur me djegien e materialeve në qiell të hapur, që kishte si pasojë paraqitjen e zjarrit dhe me këtë edhe ndotjen e ajrit ambiental, është kryer inspektim në vendin e ngjarjes në ora 17.15, në afërsi  të objektit të ish Plastikës Medicinale në Tetovë.
Inspektorët e autorizuar nga Inspektorati për Ambient Jetësor pranë Komunës së Tetovës dolën në vendngjarje me ç’rast u konstatua si vijon:

“Nga ana e magacionerit të kompanisë Pallma Trade – Tetovë, janë ndezur mbeturina të ndryshme në ambient të hapur në rrethin e objektit të Plastikës Medicinale në Tetovë, në afërsi të hekurudhës së trenit, përballë Stacionit të trenave në Tetovë. Kryerësi i kundërvajtjes e pranoi autorësinë e kësaj vepre, kurse zjarri menjëherë është shuar. Më datë 02.02.2016 inspektorët komunal kanë kryer inspektim në hapësirat e kompanisë Pallma Trade DOOEL Tetovë, lidhur me kundërvajtjen në fjalë. Në bazë të inspektimit të kryer  është përgatitur raport në të cilin u konstatua se në depon e kompanisë Pallma Trade e cila gjendet në Hapësirat e objektit të ish Plastikës Medicinale në pronësi të SHA Teteks Tetovë, është kryer vepër kundërvajtëse sipas nenit nr.56-a nga ligji për Kualitet të ajrit ambiental, në bazë të së cilit ndalohet rreptësishtë djegia e mbeturinave në ambient të hapur. Më pas Inspektorati komunal në bazë të kompetencave ligjore ka përgatitur  vendim për pagesë të gjobës financiare konform nenit 75, paragrafi 1 dhe 2 nga po i njëjti ligj, edhe atë gjobë financiare në vlerë prej 500 euro për personin juridik si dhe 300 euro për personin përgjegjës të personit juridik. Në qoftë se pagesa e gjobës financiare nuk paguhet në afat prej 8 ditësh, do të vijojë ngritja e procedurës kundërvajtëse para organit kompetent”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button