Nesër protestë e mjekëve specializant

Mjekët specializant dhe specializantët e ardhshëm vendosën që pakënaqësinë e tyre ta shprehin nëpërmjet një proteste të qetë, e cila do të mbahet më 10.02.2016 (e Mërkurë) në ora 12.30 para Ministrisë së Shëndetësisë, që të ngritet zëri dhe qartë të tregohet:

JO- për videoinçizim dhe transmetim drejtpërdrejt në internet të provimeve tona! JO- për punë pa as një denar rroge dhe pa sigurim shëndetësor dhe sigurim pensional!

JO- për kontrata fajdexhish për lojalitet dhe fatura prej 60 000 euro! JO-për 24 orë kujdestari të cilat nuk janë të paguara!

JO- për diskriminim ne bazë të sëmundjes apo amësise/lindjes

JO- për diskriminim, shtypje, nënçmim publik dhe degradim të mjekve specijalizant! Të nderuar, Më 27.01.2016 në parlamentin e RM ishte votuar edhe një plotësim i Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, pa asnjë përmbushje të kërkesave nga Peticioni i nënshkruar nga 350 mjek specializantë dhe mjek të ardhshëm.

Ministria e shëndetësisë përsëri mbetet e shurdhër ndaj kërkesave tona. Dhomat për videoinçizim dhe transmetim të provimeve janë të përgatitura para fillimit te provimeve, por specializantët sërish ngelën pa as një denar rroge, me kontrata fajdexhish dhe kushte teje diskriminuese dhe degraduese për specijalizantët.

Në ditën e protestës mediumet do të jenë të njoftuar me problemet tona, kërkesat tona dhe hapi i ardhshëm të cilin do ta marrim, Ju ftojmë ta përcillni protestën dhe me këtë gjithashtu shprehim falënderimin për angazhimin e Juaj të deritanishëm, hapësirën mediatike dhe raportim korrekt për problemet e mjekëve specializant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button