Video e UNICEF-it për refugjatët që preki zemrat e miliona njerëzve (VIDEO)

“Malak dhe varka” (Malak and the Boat) është titulli i videos së re nga UNICEF, në të cilën shfaqet një vajzë e vogël refugjate. Videoja tregon si e përjeton ajo udhëtimin me varkë drejt një destinacioni të sigurt për të dhe familjen e saj. Maliak rrëfen se si e jetoi këtë udhëtim, duke përshkruar ndjesitë që iu krijuan.

Malak2

Ndër të tjera thotë se ndihej e frikësuar, kishte frikë se do të mbytej, kishte shumë ftohtë dhe dallgët vazhdonin të hynin në varkën e vogël. Ndërkohë që varka ecte, dallgët bëheshin më kërcënuese, si përbindësha të egër. Kishte frikë…. Më pas flet për shokët që la pas në vendlindje dhe tregon se tashmë nuk ka asnjë dhe asgjë… Qan.
Malak4

“Disa histori nuk duhet t’i përjetojnë fëmijët” është mesazhi që përcjell videoja. Në fund të saj, Maliak shfaqet me fytyrën e saj të vërtetë ­ është një vajzë 7 vjeçe. Kjo është historia e saj e vërtetë.

Malak3

“Malak dhe varka” është pjesë e filmave vizatimorë me titull “Unfairy Tales”, të cilët janë krijuar në kuadër të fushatave humanitare #NoLostGeneration të UNICEF­it për 5 vitet e luftës civile në Siri. Filmi tjetër vizatimor do të publikohet në muajin mars, me titull “Ivine dhe jastëku” (Ivine and Pillow).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button