Roma i kthehet fitores, mundi Fioretinën (Video)

Pas katër barazimesh rradhazi Roma gjen më në fund fitoren në Serie A. Skuadra e Rudi Garcia ka mposhtur 2:1 Fiorentinën në ndeshjen e javës së 15 të Serie A falë golave të Maicon në minutën e 7 dhe Destro në të 67-ën, ndërsa për “Violat” barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 29.

Me këtë fitore verdhekuqtë, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pjaniç në minutën e 88, ruajnë vendin e dytë me 35 pikë dhe i afrohen Juventusit kryesues që ka 40 pikë. Nga ana tjetër Fiorentina stopohet në kuotën e 27 pikëve në vend të pestë po aq sa edhe Inter që luan në ora 20:45 përballë Parmas.

Duhet theksuar se edhe pas 15 javësh Roma nuk ka pësuar asnjë humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button