Mbizotëron mbipesha te qytetarët e Maqedonisë: 20% bëjnë aktivitete fizike

Në Maqedoni ka thuajse 2% të më shumë njerëz në mbipeshë se nga vendet e Bashkimit Evropian, më shumë se gjysma e banorëve të Maqedonisë kanë kilogramë të tepërta, ndërkaq 80% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk bëjnë asnjë far aktiviteti fizik. njofton Portalb.

Në vend problem me mbipeshën kanë 18.3% e njerëzve, ndërkaq mesatarja e vendeve të BE-së është 16.5%. Studimi për të ushqyerit është bërë nga Instituti për Shëndet Publik, ka treguar se në vend më shumë se gjysma e qytetarëve (54%), kanë kilogramë të tepërta, ndërkaq mbi 300.000 njerëz janë në mbipeshë.

Në këtë hulumtim kanë qenë të përfshirë 1.036 qytetar të moshës mbi 18 vjet.

Mbipesha paraqet problem te meshkujt (19.6%), ndërkaq më pak te femrat (17.2%). Përveç kësaj, hulumtimi i të ushqyerit, ka treguar se më shumë se 80% nga të anketuarit nuk bëjnë asnjëfarë aktiviteti fizik.

Përndryshe, Maqedonia sipas shembullit të sistemeve shëndetësore të shumë shteteve të zhvilluara evropiane, mendon që të hapë debat se a është e nevojshme që të sillet tatim shtesë për ushqimin me yndyrëra të tepërt, krip apo sheqerëra, veçmas pas marrjes së rezultateve të strategjisë evropiane për dietë dhe obezitet të cilat tregojnë se në Maqedoni njerëzit janë në mbipeshë më shumë se sa mesatarja evropiane. Këtë dje e ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button