Ndahen 8 milion euro për rinovimin e Teatrit shqip, 39 milion me pak se Teatri i ri maqedonas

Projekti për rinovimin e objektit të vjetruar të Teatrit Shqip në Maqedoni, ka kaluar në Qeveri. Sekretari shtetërorë për kulturë, Muzafer Bislimi thotë se tani më është ndarë një shumë prej 8 milion euro për rinovimin e objektit dhe se është caktuara edhe firma e cila do t’i kryej punimet. Mislimi bënë të ditur se pasi është miratuar projekti për rinovimin e objekti nga Teatri Shqip në Maqedonia, ajo ka kaluar edhe në qeveri dhe tani pritet të fillohen me punë.

Kreu i lartë shtetërorë me shfaqjen “Shtëpia e përjetshme” me autor Jordan  Plevnesh dhe me regji nga Dejan Projkovski, i ka dhuruar, trupës së teatrit maqedonas shtëpinë më të kushtueshme në vend, të stolisur me arë e cila kap vlerën e mbi 40 milion euro.

Ky Teatër do të jetë ekskluzivitet i trupës teatrore maqedonase, ndërsa jo larg sajë ekziston një objekt tjetër ai i Teatrit Shqip në Maqedoni, ku nuk është bërë asgjë një gjë që nga ndërtimi i sajë.

Aktori i njohur dhe ish drejtori i Teatrit Shqip, Bajrush Mjaku, thotë se objekti i ri Teatrit maqedonas është ekskluzivi tët i trupës së tyre teatrore. Deklarimet e tilla se ky objekt do te jete i hapur për të gjithë, ai i konsideron si iluzion për trupat tjera teatrore. 

Deri më tani disa herë është hapur tenderi për rinovimin e objektit të Teatrit Shqip në Maqedoni. Bajrush Mjaku, thotë se është humbur shumë kohë deri më tani. “Me sa di unë kësaj radhe ka kaluar tenderi për rinovimin e objektit dhe në të ardhmen do të kemi një objekt shumë të mirë”, thotë Bajrush Mjaku.

Skena e këtij Teatri, thotë ai është njëra ndër skenat më të mira që mund të ketë një Teatër në Maqedoni. Bajrushi thotë se, rinovimet nuk do të bëhen me stoli ari, por do të jenë projektet ata që do të kenë vlerën e arit.

Sipas Bajrush Mjakut, çështja që shtrohet tani është se a do të arrihet të rrumbullakoset ky projekt për rinovimin e objektit. “Deri sa të bëhet kjo, trupa e teatrit për dy ose tre vite duhet të funksionojë në një objekt tjetër. Në këtë teatër nga viti 1974 kur është hapur nuk është vënë qoftë edhe një gozhdë. Është intervenuar disa herë për gjëra të vogla ose për të ndërruar dritare të aluminit dhe për të vënë kualitet më të dobët, vetëm për interesin e drejtorëve”, thotë Bajrush Mjaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button