Adriani pranon se ka vuajtur nga dashuria, flet për Luanën (Video)

Edhe pas kaq shumë kohë ndarjeje, emri i Luanës lidhet akoma me Adrian Gaxhën.

Mos deklarimi i ndonjë lidhje të re nga ana e këngëtarit që nga përfundimi i lidhjes me moderatoren shqiptare bënë që Adrianit t’i përmendet Luana kur bëhet fjalë për dashuri, transmeton Telegrafi.
I pyetur rreth kësaj teme në “Kosovë show”, artisti u deklarua “single” duke shpresuar që së shpejti do të ketë diçka të re në këtë aspekt.
“Kisha pas qejf me pas risi në atë anë, por besoj që shumë shpejt vjen dhe çdo gjë rregullohet”, tha Adriani duke lënë angazhimet dhe përkushtimin ndaj muzikës si fajtorin kryesor që akoma është beqar.
Mes tjerash ai pranoi të ketë vuajtur nga dashuria, por duke mos zbuluar nëse bëhej fjalë për Luanën.
“Po, a ka mashkull që nuk e ka kalu atë fazë, secila lidhje i ka ato pasojat e veta, por tani ka kalu një periudhë dhe gjërat janë stabilizu dhe mendoj se është mirë për çdo mashkull nëse i kalon”.
Ndryshe në aspektin profesional Gaxha është i angazhuar me produksionin “BrickRecords” që sapo kanë hapur, pjesë e të cilit është edhe Lindoni.
Këtë pjesë mund ta shikoni nga minuta 26:15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button